SPAK: Asllan Dogjani ka kryer deklarim të rremë të pasurisë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...

Shqipëria është vendi më i ri anëtar i Këshillit Global të Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC), angazhim që çon akoma tej vizionin gjithëpërfshirës të Shqipërisë për sektorin e turizmit.
Në vijim të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar më herët Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe GTSC, më datë 6 dhjetor do të organizohet në Tiranë “Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm” me pjesëmarrje nga Këshilli Global i Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC), përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit si dhe përfaqësues të sektorit privat të turizmit dhe industrisë nga rajoni.
“Shqipëria ka një qasje unike ndaj turizmit që reflektohet edhe në politikat tona. Jemi nga të paktat vende ku turizmi dhe mjedisi drejtohen nga e njëjta ministri, duke krijuar një sistem të brendshëm kontrolli dhe balancimi. Qëllimi ynë është të zhvillojmë turizmin si sektorin kryesor të ekonomisë sonë, por ne jemi po aq të përkushtuar për ta bërë atë në mënyrë të qëndrueshme, duke u kujdesur për mjedisin tonë natyror. Barometri i Turizmit i OKB-së tregon se Shqipëria kryeson Evropën në rritjen e vizitorëve ndërkombëtarë. Ndërkohë, ne kemi përcaktuar mbi 21% të territorit tonë si zona të mbrojtura, me parqe kombëtare dhe natyrore që ofrojnë mundësi të mëdha për ekoturizëm si Vjosa, lumi i fundit i egër i Evropës. Kam besim se GSTC do të na ndihmojë edhe më shumë drejt objektivave tona për një turizëm të qëndrueshëm që respekton mjedisin”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro rreth anëtarësimit të vendit pranë GSTC.
CEO i GSTC, Randy Durband shprehu angazhimin për të bashkëpunuar në promovimin e praktikave të qëndrueshme të turizmit:
“Ne jemi të kënaqur që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë i është bashkuar rrjetit tonë global si anëtar i GSTC dhe jemi të përkushtuar për të promovuar praktikat e qëndrueshme të turizmit. Ne mezi presim të punojmë me ta për të avancuar praktikat e qëndrueshme të turizmit në vendin e tyre.”
Më herët, gjatë muajit tetor, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prezantoi Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030 me fokus prezantimin e Shqipërisë si një destinacion turistik i formalizuar dhe i larmishëm. Bazuar në gjashtë shtylla kryesore, duke përfshirë investimet, politikat fiskale dhe rregullatore në turizëm, menaxhimin e destinacionit, zhvillimin e produkteve turistike, marketingun dhe trajnimin e profesionistëve të kualifikuar, strategjia synon të rrisë të ardhurat nga turizmi dhe të reduktojë natyrën sezonale të turizmit duke shtrirë ofertën turistike gjatë gjithë vitit./ CNA
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Zijadin Gashi, gazetar për shumë vite i Radios Evropa e Li...
Parlamenti ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga j...
Apeli i GJKKO-së ka dhënë vendimin për 4 punonjësit e poli...
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është ...
Revista irlandeze "Her" i ka dedikuar një artikull Ksamili...
Kryeministri Edi Rama ka postuar disa pamje piktoreske...
Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare aktori dhe r...
Këtë të martë, me 3 dhjetor 2024, po ju njohim me disa pr...
Gazetari Artan Hoxha denoncoi mbrëmjen e sotme se ësht...
Gazetari Artan Hoxha u pyet mbrëmjen e sotme nëse ka z...
Gazetari Artan Hoxha ka mohuar sërish akuzat e ngritur...
Në Shqipëri komisioni i posaçëm parlamentar kundër dezinfo...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u pyet për shtrirjen e g...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, e vuri theksin ...
Mandati i prokurorëve të posaçëm është 9 vite dhe pas përf...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, kërkoi bashkëpunimin e i...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, e ka cilësuar të suksess...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, foli mbrëmjen e sotme pë...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli me superlativa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...