EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Qeveria merr borxh për të financuar shpenzimet buxhetore që nuk mbulohen nga të ardhurat, por vitet e fundit në llogaritë e buxhetit ka gjithnjë likuiditet, i cili nuk po menaxhohet në mënyrën e duhur vë në dukje Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të ushtruar në Ministrinë e Financave.
Gjatë vitit 2023, pas marrjes së Eurobondit teprica e likuiditetit total të të gjithë monedhave paraqitet në intervalin 75-131 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e tepricave është akumuluar gjatë vitit është në valutë, përkatësisht euro, duke u luhatur në intervalet 18 – 100 miliardë lekë.
Marrja e Eurobondit ka rritur tepricën e likuiditetit në monedhën euro me 224.27% krahasimisht me gjendjen e likuiditetit në euro në datën paraardhëse. Ndërsa teprica e likuiditetit në monedhën vendase është luhatur përgjatë vitit 2023 në intervalin 4 – 50 miliardë lekë. Të dhënat tregojnë se likuiditetet e lira në llogaritë e buxhetit 2023 kanë arritur në muaj të caktuar në 20 % të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.
Nga mbajtja e likuiditetit në euro janë krijuar humbje nga kursi i këmbimit së paku 2,8 milionë euro.
KLSH vëren se menaxhimi i likuiditetit konstatohet se mbart problematika edhe si pasojë e disa faktorëve. Ministria e Financave ka mungesa e strukturave të specializuara për miradministrimin e mjeteve monetare të qeverisjes së përgjithshme.
Janë konstatuar mungesa të instrumenteve operacionalë, të cilët aplikohen në mënyrë të njëanshme nga Banka e Shqipërisë dhe me kushte ekskluzive.
Një arsye tjetër është akumulimi i mjeteve monetare përgjatë pjesës së fundit të vitit buxhetor. Ndryshimi i shpeshtë i buxhetit me akte normative dhe mos detajimi në kohë i planit buxhetor po krijon likuiditete.
Është verifikuar se mjetet monetare në euro paraqiten me teprica të konsiderueshme likuiditeti dhe nuk është shfrytëzuar mundësia e investimit të tyre në depozitë për të përfituar të ardhura nga interesi, në të njëjtën kohë kur mbajtja e këtyre valutave shoqërohet me kosto.
Për më tepër, kryerja e konvertimeve me anë të instrumenteve të këmbimit SWAP përgjatë vitit 2023, ka rezultuar me humbje të konsiderueshme për shkak të diferencës së kurseve spot-forward, duke mos shfrytëzuar mundësitë për kryerje të konvertimeve të njëanshme të monedhës së huaj në monedhë vendase.
KLSH vëren se konvertimet e kryera përmes instrumenteve SWAP rezultojnë të jenë kryer në kah të kundërt me përcaktimet në marrëveshjen mes Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ku në nenin 5 të saj parashikohet se “Me qëllim menaxhimin e likuiditetit në valutë dhe flukseve të shërbimit të borxhit të jashtëm, Ministria mund të kërkojë realizimin e kontratave SWAP me Bankën”.
Koncepti i kryerjes të këtyre konvertimeve konsiston në mbulimin e nevojave për pagesa në monedhë të huaj duke përdorur monedhën vendase dhe jo e anasjelltas, argumenton Kontrolli i Lartë i Shtetit./ Revista Monitor
Këtë të mërkurë, me 4 dhjetor 2024, po ju njohim me disa p...
“Kemi kërkuar të rishikohet dhënia e mundësisë prokuro...
Një thirrje të fortë ka bërë deputeti i Partisë Demokr...
Këshilli Bashkiak i Tiranës mbajti mbrëmjen e sotme një mi...
Më 1 dhjetor, Kompania Shtetërore e Naftës së Azerbajxhani...
Teatri te Parku i Madh i Liqenit të Tiranës do të mbaj...
Sot nisi punimet trajnimi “Inteligjenca Artificiale në Zgj...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
GJKKO ka liruar 6 pedagogët e Universitetit "Aleksandër Xh...
Shqipëria është vendi më i ri anëtar i Këshillit Global të...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Zijadin Gashi, gazetar për shumë vite i Radios Evropa e Li...
Parlamenti ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga j...
Apeli i GJKKO-së ka dhënë vendimin për 4 punonjësit e poli...
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është ...
Revista irlandeze "Her" i ka dedikuar një artikull Ksamili...
Kryeministri Edi Rama ka postuar disa pamje piktoreske...
Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare aktori dhe r...
Këtë të martë, me 3 dhjetor 2024, po ju njohim me disa pr...
Gazetari Artan Hoxha denoncoi mbrëmjen e sotme se ësht...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...