Putini, akuza NATO-s/ Ndjek "ambicie perandorake"
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të kishte "d...

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë të enjten në mbrëmje se kanë filluar këshillimet e brendshme rreth marrëveshjes me Bullgarinë për zgjidhjen e ngërçit mes tyre, në bazë të një propozimi francez. Marrëveshja i hap rrugën nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim në BE të Shkupit, por dhe Tiranës.
Arritjen e një kompromisi e bëri të ditur i pari presidenti francez Emanuel Makron, i cili drejtoi këto 6 muaj presidencën e Bashkimit Europian dhe u angazhua personalisht për gjetjen e një zgjidhjeje edhe gjatë samitit të NATO-s në Madrid.
“Jam i bindur se kemi arritur një zgjidhje kompromisi”, deklaroi presidenti Makron gjatë një konference me gazetarë në Madrid, por pa dhënë asnjë hollësi.
Bullgaria anëtare e BE-së kishte refuzuar të miratojë kuadrin e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi historinë dhe gjuhën.
Por ligjvënësit bullgarë votuan për të lejuar qeverinë të heqë veton e saj pas ndryshimeve në tekstin e kuadrit që do të garantonte të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut përmes ndryshimeve kushtetuese dhe do të angazhonte Shkupin të mbajë marrëdhënie të mira me Bullgarinë.
"Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një deklaratë të saj u shpreh se ka pranuar një propozim nga Presidenca franceze me ide që u referohen qëndrimeve të shprehura publikisht prej saj”, duke shtuar se “kjo është baza për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ, fillimisht në Qeveri dhe partnerët e koalicionit, e më pas me Presidentin, Parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend".
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha të enjten në mbrëmje se “çështjet historike nuk vihen në tryezën e bisedimeve me Bullgarinë dhe se propozimi francez me ndryshimet e bëra, nuk e kërkon këtë”.
Ai tha se propozimi do të diskutohet në të gjitha institucionet e rëndësishme të vendit, në parlament, me shoqërinë civile dhe ekspertët, por nuk është e qartë se sa kohë do të vazhdojnë debatet.
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, thanë se propozimi i modifikuar është shumë më i mirë se teksti i mëparshëm.
Askush nga autoritetet në Shkup nuk dha ndonjë hollësi se çfarë përmban propozimi.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, shkroi më herët gjatë ditës në "Twitter" se mirëpriste “zgjidhjen franceze për një marrëveshje që do të shtronte rrugën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja u jep përgjigje shqetësimeve të ngritura. Jemi më afër se kurrë. Tani është momenti të thuhet 'po'”, shkroi ai me një referencë të qartë ndaj Shkupit./VOA
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut të pranojë propozimin francez. Ai shkroi se propozimi “që është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dyja vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas dhe shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Nëse gjithçka përmbyllet në kohë, gjasat janë që konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të zhvillohet që javën e ardhshme./VOA
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të kishte "d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për vrasjen e Pjerin ...
Miratimi i aktiv normativ për kompensimin e çmimeve pë...
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, në emisionin “Debat”...
“Nuk kam asnjë shpresë për Reformën Zgjedhore”. Kështu...
Lufta ndaj Ukrainës ka bërë që Rusia të shpallet si kë...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e s...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, është ndalur sëris...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka ulur tari...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e ka cilësuar mome...
Në kuadër të përgatitjeve për të legalizuar kultivimin...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar krizën bujqësore në ...
Arkitektja Doriana Musai ka folur për kompleksin e Pal...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga foltorja ...
SPAK-u ka nisur hetimet për 4 ish-zyrtarë të SHISH dhe...
Sot në Kuvend ka patur një debat mes ministres Evis Ku...
Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të...
Një hetim i SHISH që ka vënë në lëvizje edhe SPAK-un n...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet që të marrë ditën...
Një fermer shqiptar e eksporton domaten me çmim mesata...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...