‘Pallati i Brigadave me koncesion’/ Musai: Ministria dhe qeveria kanë shkatërruar trashëgiminë
Arkitektja Doriana Musai ka folur për kompleksin e Pal...

Akademiku Artan Fuga ka komentuar krizën bujqësore në vend, e cila ka tërhequr vemendjen pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk njihte shifrat e INSTAT për uljen e bagëtive dhe prodhimit të qumështit në vend.
Fuga tha se nuk çuditet, pasi një krizë të tillë e ka parashikuar dhe menduar që 20-30 vite më parë.
“Nuk ka asgjë për t’u çuditur. Nuk ka asnjë lloj habie dhe dua të them që statistikisht i kam parë këto fakte 20 vjet përpara dhe kam 30 vjet që i ndjek. Nuk habitem, sepse në analizat e mia ndodhin dy gjëra. PO të shikosh strukturën e tregtisë së jashtme të Shqipërisë, atë që quhet balanca eksport-import, do të shikojmë që në raport me vitet e shoqërisë moniste, është e njëjta strukturë. Pra, ne eksportojmë produkte që kanë një vlerë të shtuar të vogël dhe importojmë mallra që kanë një vlerë të shtuar shumë të madhe. Ajo që dallon sot nga e kaluara është se sot eksportohet mish dhe importohet mish, pra eksportohet mish qengji dhe importohen sasi të mëdha mish lope, etj. me një cilësi më të dobët.
Kjo vjen, sepse prodhuesi i vendit e shet jashtë me çmime më të larta se brenda vendit. Kjo ulje ndodh, sepse jemi në një ekonomi bujqësore të parcelizuar, sipas ligjit që rrënon bujqësinë, florën e faunën. Nuk është ulur vetëm numri i dhenve e dhive, por edhe numri i shqiptarëve. Ndaj, nuk ka asgjë të çuditshme. Ne kemi 40 vjet që jemi në këtë zbritje të tmerrshme nga pikëpamja ekonomike e sociale, ndërkohë që jemi futur në një shoqëri, që duhet të ishte e zhvillimit, e progresit. Në fakt, ka ndodhur një regres. Në 30 vjet, po të shikosh mesataren, konsumi është rritur, por varet si e mat. Mos harro se inflacioni në raport me vitet 1993, ku di unë sa herë është rritur.
Unë jam shqetësuar që përpara 20 vitesh për këto kriza. Unë tani ndihem mirë, sepse tani shoh edhe të tjerët që janë të shqetësuar si unë. Kështu që unë nuk mërzitem me këtë. Problemet e shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare sot janë probleme strukturore, që nuk zgjidhen me mekanizmin financiar vetëm të taksimit, taksë e sheshtë, e pasheshtë, progresive, jo progresive. Jo, janë probleme strukturore. Kjo do të thotë nëse do të punohen tokat në Shqipëri, nëse do të kemi një brez që do i kthehet punës, apo do të ikë. Duhet të nisim nga e para e të mendojmë në mënyrë bazike. Nëse nuk ndodhin këto, patjetër që çmimet do shkojnë në stratosferë, sepse ne duhet të kemi ose “Benzin” e “Toyotën”, pasi trenin nuk e honepsim. Ne kemi qenë të shtypur dhe sa nxorëm pak kokën te drita e pusit si bretkosa, thamë se arritëm parajsën, por nuk është kështu”, u shpreh Artan Fuga./E.T-CNA.al
Arkitektja Doriana Musai ka folur për kompleksin e Pal...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga foltorja ...
SPAK-u ka nisur hetimet për 4 ish-zyrtarë të SHISH dhe...
Sot në Kuvend ka patur një debat mes ministres Evis Ku...
Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të...
Një hetim i SHISH që ka vënë në lëvizje edhe SPAK-un n...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet që të marrë ditën...
Një fermer shqiptar e eksporton domaten me çmim mesata...
Dy zëvendësdrejtorët e policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq...
Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme K...
Avokati Saimir Vishaj është shprehur kundër protestës ...
Një raport vjetor i nxjerrë pak ditë më parë nga SHISH, br...
Prokuroria e Lushnjes ka kërkuar konfiskimin e pasurive të...
SPAK-u ka marrë nën hetim 4 ish-zyrtarë të SHISH dhe një i...
Një ditë më parë, Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë ...
Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë ka v...
Policia gjermane ka zbuluar një “shtëpi bari”, në një ...
Ujësjellës Kanalizime Tiranë blen 2 miliardë lekë kimi...
Banorë të Porto Romanos kanë protestuar përpara fabrik...
Rajmonda Vasa trashëgimtarja e të madhit Pashko Vasa t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...