web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bizneset kërcënohen me gjoba/ Policia jep alarmin, pas denoncimit nga Salillari

10 Janar 2023, 13:22, Aktualitet CNA
Bizneset kërcënohen me gjoba/ Policia jep alarmin, pas denoncimit nga
Foto ilustruese

Gjobëvënia ndaj bizneseve vijon të mbetet një fenomen shumë shqetësues në Shqipëri.

Në mënyrë sistematike biznesmenët po përballen me gjoba, megjithëse janë pak, ata që i denoncojnë.

Situata duket se është alarmante, saqë policia e shtetit apelon për të gjithë pronarët e bizneseve që të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit, si dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, në rast sa janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale.

“Nisur nga rastet e evidentuara dhe të goditura ditët e fundit, Policia e Shtetit apelon edhe një herë, për të gjithë operatorët ekonomikë në të gjithë vendin, që të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, në ato vendore dhe qendrore, çdo rast të dyshuar apo në rast se janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale”, tha sot, kryekomisari Gent Berberi.

Bizneset kërcënohen me gjoba/ Policia jep alarmin, pas denoncimit nga
Janë dy operacione të realizuara nga Policia për të shkatërruar bandën e gjobëvënësve.

Fillimisht para katër ditëve u realizua operacioni policor i koduar “Signal”, nga strukturat hetimore qendrore të Policisë së Shtetit, ku u godit grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë kriminale të mashtrimit, dhe u sekuestruan rreth 142 000 euro dhe më pas ka ardhur operacioni “Subjekti”.

Këto operacione janë realizuar pas informacioneve që policia ka marrë nga inteligjenca informative, sipas së cilës, disa shtetas vepronin në formën e një grupi kriminal, mashtronin në disa biznese në Kamëz, duke përfituar prej tyre shuma të konsiderueshme në euro.

Në këtë mënyrë, tre persona, siç ka rikonfirmuar sot Policia, janë arrestuar, pasi kanë kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë dhe u kanë vendosur gjoba bizneseve të ndryshme në Kamëz.


Për realizimin e qëllimit të tyre, kanë përdorur aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorët ekonomikë, duke u kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë, por jo vetëm.

Përmes gjobave që u vinin bizneseve në Kamzë, ata kanë përfituar 25 mijë euro.

3 personat u kapën në flagrancë, në Kamëz, gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat.

 

CNA.al raportoi dy ditë më parë, se Salillari është kërcënuar me gjobë, por nuk ka heshtur dhe ka njoftuar policinë.

Lajmi i publikuar nga CNA.al u konfirmua sot nga kryekomisari Gent Berberi, i cili zbardhi detajet nga operacionet policore.





Lajmet e fundit nga