Kreshnik Spahiu ‘zbërthen’ mesazhin e Yuri Kim/ Çfarë synonte të thoshte ambasadorja amerikane
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka ...

Të drejtat e grave po marrin një hov dhe zhvillim të gjerë në Shqipëri, por në viset e thella, në veri të vendit ka ende gra të cilat e jetojnë si burrnesha.
“BBC” i ka dedikuar një reportazh për gratë në Malësinë e Madhe, të cilat marrin përsipër të mbyllin jetën e tyre pas vdekjes së bashkëshortit dhe të bëhen ato shtylla e shtëpisë.
Gazetari i “BBC”, Tui McLean iu është referuar këtyre grave në reportazhin e tij si burrnesha.
“Shqipëria ishte një vend burrash, e vetmja mënyrë për të mbijetuar ishte të bëheshe burneshë”, thotë Gjystina Grishaj.
Si një grua 23-vjeçare që jetonte në malet e veriut të Shqipërisë, ajo mori një vendim që do t'i ndryshonte jetën.
Ajo u betua se do të mbetej beqare dhe premtoi se do të jetonte pjesën tjetër të jetës si një burrneshë.
Familja e Gjystinës prej më shumë se një shekulli jeton në Malësinë e Madhe të Lëpushës. Një luginë e futur thellë midis maleve të thepisura, është një nga zonat e pakta ku ekziston ende tradita e grave burrnesha, një traditë kjo shekullore.
"Ka shumë gra të cilat nuk martohen në botë, por ato nuk janë burrnesha. Një burrneshë i përkushtohet vetëm familjes, punës, jetës, për të ruajtur kështu pastërtinë e saj", thotë Gjystina, 57 vjeçe.
Për shumë gra të lindura në vitet e kaluara, shkëmbimi i identitetit të tyre seksual, riprodhues dhe social ishte një mënyrë për të shijuar liritë që vetëm burrat mund t'i përjetonin.

Të shndërohesh në një burrneshë i lejoi grave të visheshin si burra, të vepronin si kryefamiljare dhe të merrnin përsipër punë tradicionalisht të hapura vetëm për burrat.
Si një vajzë e re aktive, Gjystina ose Duni, siç njihet nga njerëzit më të afërt, ishte e vendosur të ishte e pavarur.
Ajo kurrë nuk donte një jetë të zakonshme dhe tradicionale, martesa, punët e shtëpisë, veshja e fustaneve etj.
Në vend të kësaj, pas vdekjes së babait të saj, ajo vendosi të bëhej shtylla e shtëpisë në mënyrë që të drejtonte familjen dhe të mund të merrte përsipër punë për t'i mbështetur financiarisht.
“Ishim jashtëzakonisht të varfër… babai më vdiq, nëna ime kishte gjashtë fëmijë, kështu që për ta bërë më të lehtë për të, vendosa të ktehesha në “burrin” e shtëpisë dhe të punoja shumë”, thotë ajo.
Gjystina jeton në një fshat të largët të Malësisë. Valët e celularit shpesh nuk kapin dhe përgjatë dimrit të ashpër rruga për në Lepushë shpesh është e bllokuar nga bora dhe energjia elektrike ndërpritet.
Ajo tashmë drejton një bujtinë, punon tokën dhe kujdeset për kafshët e saj.
Si burrneshë dhe kryefamiljare, ajo prodhon dhe mbledh bimë mjekësore për të bërë çajra dhe vajra shëruese, një aftësi e trashëguar nga babai i saj.
"Ai merrej shumë me barërat medicinale dhe mësimet mi përcillte mua. Dhe dua që këtë praktikë ta trashëgojë edhe mbesa ime Valerjana, edhe pse ka zgjedhur një rrugë tjetër", thotë Duni.
“Sot askush nuk tenton të bëhet një “burrneshë”, thotë Valerjana Grishaj. "Vajzat e reja as që e mendojnë, unë jam një shembull i vërtetë për këtë."
E rritur së bashku me tezen e saj në Lepushe, Valerjana zbuloi se për gratë në këtë zonë mundësitë për të zhvilluar jetën e tyre ishin të pakta dhe prireshin të martoheshin në moshë të re.
"Një moment që më kujtohet gjithmonë kur isha në klasën e gjashtë të shkollës fillore. Një shoqja ime ishte në klasë të nëntë dhe po fejohej. Ishte vetëm 14 vjeç", kujton ajo.

“Ajo më tha se burri i saj nuk do ta lejonte të vazhdonte studimet dhe se duhej të dëgjonte burrin e saj, të qëndronte me të dhe t'i bindej atij”, theksoi më tej.
Në vend që të martohej e re apo të kthehej në një vajzë që nuk do të martohej kurrë, Valerjana u largua nga shtëpia e familjes në moshën 16-vjeçare për të studiuar regji teatri dhe fotografi në Tiranë.
"Në Tiranë, vajzat dhe gratë kanë më shumë avantazhe dhe janë më të emancipuara. Ndërsa në fshat situata edhe tani është ende lë për të dëshiruar", tha ajo.
Edhe pse nuk ka shifra të sakta, llogaritet se kanë mbetur vetëm 12 burrnesha në veri të Shqipërisë dhe në Kosovë.
Valerjana e sheh si pozitive që tradita e grave burrnesha po shuhet.
“Sot ne vajzat nuk duhet të luftojmë për të marrë përsipër punët e burrave, të bëhemi burrnesha. Duhet të luftojmë për të drejta të barabarta”, tha ajo.
Që nga rënia e komunizmit në vitet 1990, Shqipëria ka pësuar ndryshime të mëdha shoqërore që nënkuptojnë më shumë të drejta për gratë.
Sipas UN Ëomen, pjesëmarrja e grave në vendimmarrjen politike dhe ekonomike të Shqipërisë ka përparuar kohët e fundit me përmirësime në kodet dhe proceset zgjedhore, edhe pse ajo mbetet ende e kufizuar dhe hendeku i pagave nuk është trajtuar siç duhet. Deri në vitin 2017, gratë përbënin 23% të anëtarëve të parlamentit dhe 35% të këshilltarëve vendorë.
Të dhënat nga UN Ëomen sugjerojnë se pothuajse 60% e grave shqiptare të moshës 15-49 vjeç kanë përjetuar dhunë në familje.
Dhe dhenat e OKB-së zbulojnë se vetëm tetë për qind e grave zotërojnë tokë dhe përfiojnë nga çështjet e trashëgimisë./ CNA.al
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë pamjet ...
Pas një editoriali të gjatë, ku theksoi se korrupsioni cen...
Ambasadorja SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka deklaruar ...
Teksa ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsion...
Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ka folu...
Sipas psikologes Entela Binjaku, qytetarët shqiptarë s...
10 dhjetori i 1948 është data ku është miratuar Deklar...
Enkelejd Alibeaj vijon me misionin përçarës në PD. Tek...
Pas dy orësh përpjekje u bë e mundur nxjerrja e zjarrfikës...
Partia Demokratike përmes deputetes Ina Zhupa ka kërku...
Një ditë më parë, gjykata e Tiranës dha masën e siguri...
Sot, mbi 10.000 nxënës nga e gjithë Shqipëria, do të m...
Më datën 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjit...
Data 9 dhjetor shënoi “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korr...
Franca thotë se po rrit numrin e anijeve të shpëtimit në K...
Gazetari dhe shkrimtari Dashnor Kokonozi rrëfen një ng...
Gazetari Arsen Rusta, ka bërë një postim drejtuar SPAK...
Gazetari Arjan Çani ka deklaruar se Edi Rama, Aleksand...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj u është përgjigjuar ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...