Fluks lëvizjesh gjatë së dielës/ Bllokim në Rrugën e Kombit dhe segmente të tjera
Këtë të diel, numri i lartë i pushuesve nga brenda e jasht...

Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë pas referencave, vijojnë t’i sigurojnë nga kjo taksë arkëtime rekord Bashkisë së Tiranës.
Në total, për 2024, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rezultojnë se janë arkëtuar 14,3 miliardë lekë apo rreth 147 milionë euro të ardhura, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia. Krahasuar me planin fillestar prej 6,3 miliardë lekë të planifikuar, arkëtimet janë rritur 226%.
Për Tiranën, taksa e ndikikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat prej muajt korrik 2023 (zbatimi nis nga muaji gusht) u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.
Arkëtimi prej 14.3 miliardë lekë për këtë taksë prej 8% do të thotë që Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një vlerë totale prej 179 miliardë lekë, ose rreth 1.8 miliardë euro, një rekord historik ky.
Për arkëtimet nga kjo taksë me rreth 2 herë rritje nga plani, Bashkia e Tiranës shprehet në relacionin e projektvendimit “Për miratimin e raportit të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë për 12-mujorin e vitit 2024”, dërguar për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme Këshillit Bashkiak.
“Viti 2024 rezulton përsëri vit i suksesshëm për arkëtimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, duke arritur vlerën më të lartë të arkëtuar ndër vite me një tejkalim prej 226%”, thuhet në relacion.
Mesatarisht për çdo 4 mujor të 2024-s Bashkia e Tiranës ka arkëtuar rreth 49 mln euro prej taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.
Arkëtimet nga kjo taksë janë jo vetëm 2 -fish më të lartë se plani, por edhe më të lartat historike të realizuara nga bashkia e Tiranës. Arkëtimet e 2024-s tejkalojnë edhe parashikimet për 2025 dhe 2026, ku bashkia pret të arkëtojë për secilin vit nga 6,5 miliardë lekë të ardhura.
Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë zunë rreth 54% të totalit të të ardhurave tatimore dhe jotatimore të realizuara për 2024. Në total të ardhurat tatimore dhe jotatimore të arkëtuara për 2024 ishin 26,6 miliardë lekë apo 146% më shumë se plani.
Rritja e arkëtimeve vijon të ndikohet prej shtimit të detyrimeve prej taksës së ndikimit në infrastrukturë pas rritjes së çmimeve të referencës nga muaji gushti 2023, si dhe rritja e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit.
Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.
Në muajin shtator 2024 Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizim të pjesshëm të VKM që rriti çmimet e referencës për apartamentet, pasi ishte joproporcional, cenonte lirinë ekonomike, të drejtën e pronës private, parimin e sigurisë juridike.
Nga konkluzionet e prezantuara në Gjykatën Kushtetuese prej përfaqësuesve të Shoqatës së Ndërtuesve, pohuan se mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës rrit 80% barrën fiskale te ndërtuesit.
Sipas tyre kjo do të rrisë çmimet e apartamenteve 200 deri 300 euro për metër katror.
Pas shqyrtimit të padisë Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për shfuqizimin e vendimit, duke e cilësuar pretendimin e tyre të pabazuar.
Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.
Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për ndërtimin në 2024-n u rrit me rreth 36%, ndërkohë që është dhe rreth 7% më e lartë se në 2022, kur shënohej rekordi i deritanishëm me 1.8 milionë metra katror./ Revista Monitor
Këtë të diel, numri i lartë i pushuesve nga brenda e jasht...
Këtë të diel u krye kremtimi i Pendikostisë në Katedralen ...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë ...
Të hënën në orën 14:00 zhvillohet seanca gjyqësore në Gjyk...
Policia e Shtetit ka publikuar raportin për muajin Maj 202...
Policia e Shtetit ka ndarë sot të dhënat e punës së kryer ...
Ka startuar nga Shkodra edicioni i 21-të i Rally Albania, ...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas sfidës S...
Gazetari Juljan Hoxha ka folur mbi skandalin e denoncuar k...
Ka përfunduar me barazim pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi. K...
Tifozët e skuadrës kombëtare kanë nisur që prej pasdites s...
Një shkrim i botuar në median prestigjoze ‘The Times’ ka p...
Sonte në orën 20:45 ka nisur ndeshja Shqipëri-Serbi, që zh...
Shefi i komisariatit të Himarës, Neritan Buzi ka dhënë dor...
Gjykata ka caktuar masën arrest në burg për Klodian Berish...
Mbrëmjen e kësaj të shtune zhvillohet ndeshja e shumëpritu...
Një varg kilometrik automjetesh është krijuar këtë të shtu...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha me anë të një ...
Në Shkodër kanë nisur kontrollet në terren dhe tregje nga ...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...