
Kryetari i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej 13 shkurtit, sot ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shprehet se këtë vit nuk e dërgon dot djalin e tij në klasën e parë.

Kjo do të ishte prekëse për këdo, por jo për një politikan, i cili ka 13 akuza për një duzinë veprash penale, të gjitha këto të bëra tashmë edhe publike dhe të gjitha kanë sjellë dëme te secili taksapagues.
Që nga momenti kur Veliaj u zgjodh në krye të Bashkisë Tiranë karriera e tij u shenjua nga një sërë sjellësh represive ndaj qytetarëve si rasti i banorëve të Unazës së Madhe, të "5 Majit", por ajo që do ta përndjekë si damkë, jo vetëm morale, është ngjarja në landfillin e Sharrës ku u vra Ardit Gjoklaj.
Edhe Ardit Gjoklaj punonte si qindra fëmijë për të siguruar lekët e shkollës për veten e vëllain, sepse priste që në shtatorin e 2016 të ulej në bankat e shkollës, por më 17 gusht u gjet i pajetë në landfill, ngjarje e cila nuk pati të ndëshkuar.
Erion Veliaj mund të mos e çojë dot sot djalin në shkollë, por nesër ose një ditë do ta takojë, pavarësisht nëse i biri do të jetë krenar apo do t’i vijë turp për të atin.
Ata do të takohen sërish dhe Zoti e dhëntë të jenë sa më pranë njëri-tjetrit, ndërsa prindërit e Ardit Gjoklajt nuk do ta takojnë dot më kurrë djalin e tyre, të cilit në prag të vitit shkollor 2016 i hodhën një grusht dhe.
Kryebashkiaku i arrestuar, para se të bëjë një postim, duhet të kujtojë fëmijët që i la pa shtëpi apo që i nxirrte nga banesat edhe natën për të ndërtuar më pas në ato zona me klientët e tij, tashmë edhe ata nën akuzë.
A mendon Veliaj për fëmijët që lypin në rrugë dhe Shërbimi Social i Bashkisë Tiranë është thuajse inekzistent?
Edhe prindërit e tyre nuk mund t’i dërgojnë dot në klasë të parë, as në çerdhe, as në kopshte, sepse duhet të sigurojnë ushqim për të mbijetuar.
A mendon ndonjëherë kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion në të paktën 9 raste se sa fëmijë me prindër emigrantë nuk i kanë baballarët e tyre në krah mëngjeseve të vjeshtës sepse janë detyruar të largohen pasi janë zhvatur nga politikanë si ai?
Nëse nuk do të kishte personazhe të korruptuar si Veliaj dhe klasa jonë politike, prindërit nuk do të emigronin, por do të ishin krah fëmijëve për t’i çuar ata në shkolla./CNA
Numri dy i qeverisë, njëherësh dhe ministrja e Energjetikë...
Gazetari Fitim Çeku ka kryer një investigim intensiv q...
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, në tr...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, në një postim në ...
Kryeqyteti gjeneroi në vitin 2024 mbi 257 mijë tonë mbetje...
Deputeti socialist Denis Deliu, i ftuar në emisionin “Now”...
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se do të zhvllohet trye...
Janë zbardhur emrat që do të kandidojnë për kreun e Gjykat...
Pas përplasjeve për aksionet e aeroportit të Vlorës, bizne...
Juristja Brizida Gjiokondi ka folur në një dalje televiziv...
Juristja Brisida Gjikondi, në një intervistë të dhënë për ...
Ky shkrim i përket "The Daily Beast" Nga gazetari William...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mashtrojnë publikish...
Historia e Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Het...
Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimi...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës - Dibër) ka ...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka reaguar paradite...
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, u paralajmërua nga G...
Gjyqtarja Irena Gjoka është caktuar gjyqatare e seancës pa...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmos...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...