Mbiçmim i lekut?/ Zëvendësministri i Ekonomisë sqaron situatën
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë sapo ka publikuar raportin vjetor të monitorimit, ku vërehet një shpërndarje e pabarabartë e shërbimeve publike midis zonave urbane dhe atyre rurale.
Raporti veçon si një nga problemet më të mëdha aktualisht dallimet dhe shpërndarja e pabarabartë të shërbimeve publike në zonat urbane dhe ato rurale.
Autori i studimit dhe drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimihali, thotë se diferencat në shërbimet publike nga zonat urbane në ato rurale, ku jetojnë 30-40 për qind e popullsisë është shumë e madhe.
“Difektet kryesore që vëren raporti i monitorimit për vitin 2022 janë kryesisht të lidhura me shpërndarjen e pabarabartë të shërbimeve midis zonave urbane dhe zonave rurale. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh. Ne e kemi kosntatuar disa herë, është edhe një konstatim i Bankës Botërore në raportin e fundit për Shqipërinë, që thotë se ka pabarazi dhe se shërbimet publike, pas reformës territoriale, janë lënë totalisht pas dore”, thotë zoti Haxhimihali.
Në raportin vjetor të monitorimit mbi qeverisjes vendore, Instituti për Bashkitë e Shqipërisë propozon të rivlerësohet gjendja e pushtetit vendor nga pikëpamja administrative, sepse shumë nga bashkitë e mesme dhe të vogla nuk realizojnë në masën e duhur funksionet e tyre.
“Pabarazia e shërbimeve duhet të rishikohet. Numri i lartë i banorëve në qytete dhe më i pakët në zonat periferike nuk duhet të shkelë detyrimin kushtetues dhe demokratik, që qytetarëve u duhen garatuar të njëjtat kushte dhe standarte jetese nga shërbimet edhe për një qytetar në Konispol edhe për një tjetër në Has apo në Tropojë. Nga këto zona po ndodh edhe shpërngulja më e madhe, ndaj kemi bashki në Qarqet e Gjirokastrës, Beratit, Kukësit, Dibrës që po boshatisen çdo ditë dhe po krijohen vende, zona, fshatra të boshatisura. Qeveria duhet ta marrë këtë për të përqëndruar më shumë vëmendje, shërbime dhe investime për ta penguar aq sa mundet në mënyrë demokratike këtë lëvizje”, shtoi zoti Haxhimihali.
Një tjetër problem që vëren raporti është çështja e përfaqësimit në këshillat bashkiakë të njësive administrative të zonave rurale.
Në raport thuhet se banorët e njësive në zonat rurale nuk kanë përfaqësimin e duhur në këshillat bashkiakë.
Zoti Haxhimihali thotë se edhe për zgjedhjet vendore që po afrohen më 14 maj, partitë politike nuk e kanë zgjidhur këtë shqetësim.
Po ashtu, të ardhurat nga vet bashkitë nuk janë përmbushur sipas parashikimeve. Pushteti vendor është i nënfincuar si dhe i mungojnë 30-40 për qind e të ardhurave potenciale.
Vështirësitë ekonomike, mospërfaqësimi dhe shërbimet e dobëta në zonat rurale, thekson zoti Haxhimihali, kanë ndikuar shumë në largimin e të rinjve nga vendi.
“Është krijuar një hendek i madh në të gjithë dimensionet, por kryesisht në humbjen e fuqisë punëtore. Atje nuk ka kush të punojë, atje është kapitali; tokat bujqësore, pyjet, kullotat, livadhet, burimet ujore, por nuk ka kush të angazhohet me to. Po ashtu njerëzit e shkolluar që po ikin tani nga ato zona. Nëse do të vazhdojë kështu, atëherë problemet do të thellohen dhe në këto zona rurale, ku do të mbeten mosha të treta, ndërsa rinia do t’i bashkohet stresit urban”, thotë autori i raportit mbi qeverisjen vendore.
Raporti thekson se numri i punonjësve në administratën vendore është rritur dukshëm. Numri i punonjësve të bashkive është rritur vitin e fundit me 1 mijë e 800 persona, ndërsa gjithsej sot janë 38 mijë punonjës të pushtetit vendor, kundrejt 22 mijë punonjës të 10 vjetëve më parë.
Zoti Haxhimihali thotë se një numër kaq i lartë punonjësish nuk është i domosdoshëm dhe nevojitet një qeverisje vendore më e vogël dhe më e efektshme.
Edhe regjistrimi i popullsisë dhe banesave dhe statistikat e reja pohojnë ekspertët e Institutit për Bashkitë e Shqipërisë do të ndihmojnë politikat e reja sociale dhe shërbimet e reja publike. Sipas tyre, nevojitet për një rikategorizim të qeverisjes vendore, sepse është shfaqur një diversitet i pamatur mes bashkive urbane, gjysmurbane dhe atyre rurale./VOA
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranë...
Ndotja e ajrit në Tiranë ka qenë një shqetësim i ngritur p...
Shqiptarë kryesojnë listën e shtetasve të cilët u kthyen n...
GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-ministrin e ...
Paneli i Nominimeve të "Global Law Experts" në Londër ka p...
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga vijon me propagandën për kr...
Në kuadër të 110-vjetorit të Gjykatës së Lartë është h...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni, Gjergj Luca, premtoi se me da...
Dy ditët e fundit në televizionin e ortakëve të incene...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Ed...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përcjellë nj...
Sot, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kreu i Partisë së Li...
Sot, është Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë j...
Avokati Spartak Ngjela ka folur mbrëmjen e sotme për s...
Prej disa ditësh, një sërë artistësh kanë publikuar videom...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër ndaj politikanë...
CNA ka denoncuar dita-ditës me fakte dhe dokumenta aferën ...
“Syri Tv” raportoi sot se Prokuroria e Tiranës i ka dë...
Një raport i fundit i Bankës Botërore ka treguar se fëmijë...
Qeveria ka miratuar ndryshime në Kodin e Porcedurës Penale...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...