ABI BANK feston 10-vjetorin
Banka Amerikane e Investimeve festoi 10-vjetorin e saj në ...

Zyra e BE në Shqipëri reagon pas akuzave të Ramës ndaj magjistratëve dhe çmon se mbështetja e një sistemi drejtësie të pavarur mbetet në qendër të misionit të këtij delegacioni, si dhe një kusht kyç për përparimin në negociatat e anëtarësimit të vendin tonë në BE.
Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri shprehet se i ndjek nga afër zhvillimet në sistemin e drejtësisë, përfshirë dhe përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike.
Në një përgjigje që delegacioni i BE-së i ktheu BIRN të hënën lidhur me sulmin e fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Marko Boshko dhe një vendimmarrje të tijën, vëren se mbështetja për një sistem drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm dhe efektiv, mbetet në qendër të misionit të këtij delegacioni dhe një kusht kyç për përparimin në negociatat e anëtarësimit në BE.
“BE-ja ndjek nga afër zhvillimet në këtë fushë, përfshirë përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike që cenojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe që gjithashtu mund të gërryejnë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Në këtë kontekst, Raporti mbi Sundimin e Ligjit dhe Raporti Vjetor për Shqipërinë ofrojnë vlerësime mbi situatën në vend”, citohet në përgjigjen e delegacionit të BE-së.
Në Raportin mbi Sundimin e Ligjit të BE-së të vitit 2025 për Shqipërinë, konstatohet ndër të tjera se, ndërsa qëndrueshmëria e gjyqësorit është përmirësuar, përpjekjet për ndikim të tepruar në sistemin gjyqësor nga zyrtarët publikë ose politikanët janë përkeqësuar.
"Përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndërhyrje dhe presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor ngrenë shqetësime serioze”, citohet në raport dhe sillet si shembull reagimi pas arrestimit në shkurt të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në raport thuhet se arrestimi i një të zgjedhuri në shkurt, shkaktoi reagime të papara publike nga degët ekzekutive dhe legjislative, përfshirë përpjekjet për të ushtruar presion mbi SPAK-un dhe institucionet gjyqësore.
Kryeministri Edi Rama ka filluar prej dy muaj e gjysmë një seri sulmesh ndaj magjistratëve. Deklaratat e kryeministrit janë dënuar nga Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, dy grupime vullnetarëve të trupës së gjyqtarëve. Ndërsa dy institucionet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë qëndruar të heshtura ose kanë kryer reagime pa adresë konkrete.
Rama ka targetuar personalisht gjyqtarët e Gjykatës Administrative, Ligoraq Toshi, Klarent Demiri, Hazbi Balliu dhe Marko Boshku, duke kundërshtuar vendimet e tyre përmes etiketimeve fyese.
Pas sulmit të radhës të kryeministrit ndaj gjyqtarit Marko Boshku, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e cilësoi veprimin e numrit një të qeverisë në kufijtë e veprës penale dhe si një tentativë për uzurpimin e pushtetit gjyqësor. Shoqata kërkoi reagimin e KLGJ-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, për një pozicionim të qartë në mbrojtje të sistemit gjyqësor.
Më parë, më 7 korrik, kryeministri sulmoi prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli për mosfillimin e një çështjeje të referuar nga policia dhe Bashkia Shkodër për ndërtim pa leje në Theth. Rama i referohej një serie kabinash pushimi të ndërtuara pranë kishës së fshatit, për të cilat ai tha se ishin vepër e një individi të paarritshëm nga krahu i ligjit.
Kryeministri deklaroi atëherë se Inspektoriati dhe Policia e Shtetit kishin konstatuar ndërhyrje brutale, por prokuroria nuk kishte shpallur në kërkim të menjëhershëm personin përgjegjës.
Qëndrimi i Ramës u kundërshtua menjëherë nga Prokuroria e Shkodrës, që përmes një reagimi të rrallë për këto raste i doli në mbrojtje prokurores dhe vuri në dukje se ishin institucionet në varësi të qeverisë, Policia dhe Bashkia Shkodër, që e kishin referuar çështjen si kundërvajtje dhe jo si vepër penale.
Gjeli depozitoi në KLP kërkesë kundër deklaratave të kryeministrit që i cilësoi si fyerje dhe diskreditim të figurës së magjistratit, ndërsa qeveria u kundërpërgjigj përmes një ankese të dorëzuar pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, nga ana e ish-ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.
Me vendim të datës 17 shtator, ILD konstatoi se nuk kishte elementë juridikë dhe faktikë nga ku mund të krijohej një dyshim i arsyeshëm për fillimin e procedimit disiplinor ndaj prokurores Elsa Gjeli. Për këtë arsye, ka vendosur arkivimin e kësaj çështjeje. Gjatë një takimi të zhvilluar dy ditë pas kësaj vendimmarrje, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, evidentoi ndër të tjera se prej kohësh sistemi gjyqësor është nën një trysni, për të ushtruar detyrën ose jo në një formë të caktuar, situatë që e cilësoi si antikushtetuese./Reporter.al
Banka Amerikane e Investimeve festoi 10-vjetorin e saj në ...
Gjykata e Fierit ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 25 vi...
Erion Veliaj dhe mbetja e tij mediatike, Mero Baze, vijojn...
Restorant "Berlini" në Tiranë është renditur në "Top-3" re...
Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg tre persona, mes të...
Në qytetin e Pogradecit ka nisur një aksion i gjerë për li...
Eria Ago, ish-partnerja e Safet Bajrit, ka bërë një kërkes...
Këshilli Bashkiak i Vlorës ka vendosur që Ermal Dredha të ...
Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela M...
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, komentoi sot...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video ku shfaqet pa...
Pasditen e kësaj të diele, në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tir...
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është rikthye...
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një zonë pranë kryqë...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mashtrojnë publikish...
Ditën e sotme, besimtarët ortodoksë kremtojnë Të Dielën pa...
Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka bërë një r...
Sot në Tiranë do të mbahet gara “Triathlon”, një aktivitet...
Këtë të diel, në Tiranë do të mbahet gara “Triathlon”, një...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...