Kush po e organizon protestën, Arlind Qori apo Altin Goxhaj?
Kanë nisur përplasjet se kush qëndron pas organizimit të p...

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim në themel të pesë personave të akuzuar për përfshirje në veprimtari të rënda kriminale.
Vendimi u mor në seancën paraprake të zhvilluar më 1 qershor 2026, ku gjyqtarja pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për dërgimin e çështjes në gjykim.
Të pandehurit, Erjon Hoxhara, Eltjon Bregasi, Mariglen Shusha, Donial Drolli dhe Elton Hamza, akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, kultivim të bimëve narkotike, si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.
Sipas hetimeve, çështja lidhet me një veprimtari të organizuar kriminale, ndërsa gjykata ka vendosur mbylljen e fazës paraprake dhe kalimin e saj për shqyrtim në seancë gjyqësore në themel.
Njoftimi i plotë:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 06.10.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale që i përket proçedimit penal nr. 36/2, të vitit 2019 (238/2017), në ngarkim të të pandehurve: Eltjon Bregasi, Erion Hoxhara, Mariglen Shusha, Elton Hamza dhe Donial Drolli”.
2. Në seancën e datës 01.06.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Olkeda Lice, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 10/29/17/99, datë 01.06.2026, vendosi:
- Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Dërgimin për gjykim të cështjes penale, hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), në ngarkim të të pandehurve:
1. Erjon Hoxhara, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
2. Eltion Bregasi, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
3. Mariglen Shusha, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 283/a/1,28/4,22, 283/a/1,28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
4. Donial Drolli, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 283/a/1,28/4,22, 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
5. Elton Hamza, i akuzuar se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 283/a/1,28/4,22, 283/a/1,28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
- Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit, duke përfshirë në të aktet e hetimeve paraprake dhe aktet e seancës paraprake.
- Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq, së bashku me fashikullin e gjykimit, në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për gjykimin e çështjes së themelit, brenda 10 ditëve nga shpallja e tij.
- Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata të shpërblehen nga shteti sipas tarifave përkatëse.
- Kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejta e ankimit./ CNA
Kanë nisur përplasjet se kush qëndron pas organizimit të p...
Në episodin e sotëm të podcastit “Ndryshe, por bashkë”, an...
Është shpallur fituesi i garës ndërkombëtare për rikualifi...
Analistja Genta Kapllani ka folur në podcasting “Ndryshe, ...
Analistja e sjelljes, Genta Kapllani ka folur në episodin ...
Episodi i radhës i podcastit “Ndryshe, por bashkë” i terap...
Ivanka Trump ka ndarë detaje të reja mbi projektin e saj t...
“Ndryshe, por bashkë”, podcasti më i ri në ekranet tuaja k...
Pastori Akil Pano ka ngritur shqetësimin dhe ka kërkuar nd...
Fakti i parë Njerëzit nuk po protestojnë për një pronë pr...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar pjesërisht vendimi...
Kryetari i Unionit Turistik Shqipar, Rrahman Kasa, ka bërë...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat ndaj protestue...
Presidenti i KiE-së, Antonio Costa, në deklaratën e përbas...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur të dërgojë për ekspertizë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur në fshat...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka qenë i pr...
Teologu Miron Çako tha sot se shërbimi i terapisë hormonal...
Gazetari dhe kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Bledi ...
Ish-deputeti socialist, Halit Valteri, është paraqitur par...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...