Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Për disa nga prodhuesit vendas, një ndër alternativat e zgjidhjes “për të shpëtuar” nga pakësimi i konsumatorëve, si rezultat i ndryshimeve demografike, mbetet diversifikimi i tregjeve.
Luan Leka, themelues dhe CEO i EHW GMBH, me aktivitet në përpunimin e mishit, zinxhirin e supermarketeve “Conad”, prodhimin e ujit etj., pohon se investimet në industri duhet të projektohen për të mundësuar eksportin, përndryshe një treg i vogël, që për më tepër vazhdon të zvogëlohet, e bën të vështirë eficiencën e investimit.
“Për këtë qëllim duhet të synojmë ‘know how’ të avancuara se nuk është e lehtë të sulmosh tregjet.
Shteti duhet të nxitojë me unifikimin e legjislacionit me vendet e BE-së për të rritur, si sigurinë e mallrave që prodhohen në vend, ashtu edhe sigurinë e investimeve të huaja.
Termi që përdoret prej 18 vitesh “përafrim” i legjislacionit, duhet harruar dhe të kalohet në ‘përputhje të legjislacionit’”, thotë ai.
Edhe Saimir Begaj pohon se me investimet e reja që ka në proces kompania e përpunimit të qumështit “Erzeni” synohet rritja për tregje të reja drejt eksportit.
“Nuk i trembemi importit, pavarësisht subvencioneve dhe uljes së kostove të prodhimit, për shkak të sipërfaqeve të mëdha që janë nëpër botë, pasi jemi të sigurt që bëjmë produkte më të mira dhe të sigurta. Por edhe investimet tona janë vërtet më të mirat në rajon dhe më gjerë”, tha ai.
Eleni Babameto, drejtuese e kompanisë “Teuta”, ndër më të mëdhatë të importit, paketimit dhe shpërndarjes së mallrave të shportës ushqimore, thotë se pavarësisht të dhënave zyrtare për një pakësim të numrit të popullsisë ndër vite, ecuria pozitive e shitjeve, veçanërisht gjatë 5 viteve të fundit nuk e ka shtyrë drejt një plani të ri biznesi.
Prej 4 vitesh, kompania eksporton produkte ushqimore drejt Kosovës dhe SHBA-së. Zonja Babameto shton se kjo ka ndihmuar në diversifikimin e tregut, edhe pse shitjet kryesore mbështeten në tregun vendas, ku pritet të shtohet edhe shumëllojshmëria e produkteve të ofruara.
Por me barrierat e shumta në legjislacion për certifikimin dhe rritjen e besueshmërisë së prodhimeve “Made in Albania” dhe kostot e larta të prodhimit nga taksat dhe mungesa e kapitalit njerëzor, të tjerë sipërmarrës e shohin të vështirë, gati të pamundur, për të konkurruar në nivel rajonal.
Marka “Made in Albania” nuk është avantazh, ndërsa kostot e transportit për jashtë janë tepër të larta”, thotë administratori i “Agna Group”, z. Kristo Naçi.
Barrierë tjetër për të konkurruar rajonin është kostoja e prodhimit nga taksat e larta dhe mungesa e subvencioneve. Një ndër sektorët që po e vuajnë konkurrencën e rajonit nga barra më e lartë tatimore janë përpunuesit e mishit dhe nënprodukteve të tij.
Prej vitit 2007, të gjitha vendet e marrëveshjes Cefta, si Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, importojnë mishin nga Europa me taksë doganore zero, ndërsa Shqipëria është e vetmja që e eksporton me taksë doganore 10%.
Ndërkohë këto shtete eksportojnë në Shqipëri me taksë zero.
“Gjithë vendet e Cefta-s e blejnë lëndën e parë kryesore, mishin, me taksë doganore zero nga vendet e BE-së, ndërsa te ne shtohet taksa doganore 10%. Kjo çon në mbikosto, të cilat na penalizojnë edhe eksportin në këto vende”, tha më herët Luan Leka.
Edhe për një tjetër përpunues, taksa doganore 10% e importit të mishit e ka bërë të pamundur zgjerimin e tregut në rajon.
“Për ne përpunuesit e mishit, taksa doganore e lëndëve të para vijon të jetë 10%, ndërsa për një përpunues në Maqedoninë e Veriut, ku mund ta kemi më të lehtë të eksportojmë, edhe për shkak të afërsisë, taksa doganore e lëndës së parë është zero.
Gjithashtu ky përpunues shet me TVSH 5%, ndërsa ne, me TVSH 20%. Automatikisht produktet shqiptare prodhohen me kosto më të lartë, humbasin konkurrueshmërinë.
Ndërsa në Serbi, është e pamundur për të konkurruar me produktet vendase. Pra jemi të dëmtuar nga taksa doganore 10% dhe TVSH për të konkurruar rajonin.
Ndërsa në tregjet europiane, po për shkak të legjislacionit, nuk arrijmë të eksportojmë”, theksoi ndër të tjera z. Tona i fabrikës së përpunimit të mishit në Korçë.
Por përveç disavantazhit konkurrues me fqinjët, kjo industri i ka të mbyllura portat për të eksportuar edhe në BE, pavarësisht se në harkun e 30 viteve, kompanitë përpunuese të mishit kanë investuar në teknologji moderne.
Pjesa më e madhe e tyre janë të certifikuara nga certifikues europianë për ekzekutimin e procedurave që garantojnë standardet e sigurisë ushqimore të produkteve konform rregulloreve të BE-së.
Luan Leka, drejtuesi i një prej kompanive më të mëdha të përpunimit të mishit EHË, shpjegoi më herët për “Monitor” se pengesa kryesore që ka çuar në mbylljen e portave të BE-së për eksportin e kësaj kategorie produktesh është mosunifikimi i legjislacionit të sigurisë ushqimore me atë të BE-së.
Ai renditi një sërë efektesh negative të krijuara në 18 vite nga mungesa e unifikimit të legjislacionit, që nga dëmtimi i investimeve të kompanive përpunuese të mishit për shtim kapacitetesh, humbja e konkurrueshmërisë në rajon dhe frenimi i rritjes së blegtorisë.
Sipërmarrësit ngrenë shqetësimin se në këtë situatë është e domosdoshme që shteti të ndërhyjë në reduktimin e TVSH-së për produktet e shportës, të heqjes së taksës doganore 10% për importin e mishit nga Europa dhe të nisë procedurat për certifikimin e produkteve shtazore, me qëllim gjetjen e tregjeve të reja për eksport, pasi rënia e konsumit do të rrezikojë mbylljen e fabrikave përpunuese.
Por reduktimi i popullsisë dhe mplakja e saj do të vijojë të japë efekte negative te kapitali njerëzor.
Presidenti i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, vlerëson se mosgjetja e fuqisë punëtore është një nga problemet më madhore që do të ndikojë te shtimi i kostove të agroindustrisë përpunuese dhe do të rrisë pamundësitë për të konkurruar në tregjet e huaja.
“Nga mungesa e fuqisë punëtore, gjithashtu do të ulet edhe aftësia për të prodhuar, por edhe kostot do të jenë më të larta.
Nuk mund të prodhosh me të njëjtën kosto kur nga 100 të punësuar, numri i tyre reduktohet në 40%. Për rrjedhojë, prodhuesit do të humbasin konkurrueshmërinë.
Shumë prej tyre do të jenë në vështirësi për të mbijetuar, për të mbajtur hapur fabrikat dhe do të kërkojnë si zgjidhje dhënien e bizneseve për administrim shtetasve të huaj, kundrejt një përqindje fitimi”, thotë z. Zusi./ Monitor.al
Dypunësimi i mjekëve në Shqipëri është një çështje e bërë ...
Për sipërmarrësit, rezultatet e Censit 2023 janë sinjale n...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për rastin e dhunës ...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj u shpreh se Erio...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje ndërkombët...
Opozita ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në Himarë,...
Zgjatet mandati i një ambasadori në seli diplomatike. ...
Doktor Milaim Nela përmes një statusi në rrjetet soci...
Zhurma, pluhuri po shqetësojnë banorët e zonës pas “9 katë...
Autoritetet e shërbimit veterinar në zonat kufitare të Shq...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë ku blo...
Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një skeme se si kompan...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka dalë sot nga spitali ku ka...
Një zonë pyjore në Qafështamë është përfshirë nga flak...
Për fundjavën, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte...
16 të rinj nga Dibra përfunduan me sukses një kurs 8-m...
Ministrja Anila Denaj ka zhvilluar një takim me fermer...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zgjedhjet në Himar...
Policia ka zbardhur veprimtarinë kriminale të një 34-v...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...