52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Gjatë muajit tetor, Policia e Shtetit, nëpërmjet zbatimit të planeve të masave, garantoi mbarëvajtjen e vizitës së presidentit të Turqisë, në Tiranë, të Maratonës së Tiranës, si dhe të disa tubimeve.
80 operacione u finalizuan në të gjithë vendin ku u goditën veprimtari kriminale në fusha të ndryshme.
675 shtetas u vunë në pranga, nga të cilët 32 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar falë dhe bashkëpunimit me partnerët.
Si rezultat i operacioneve dhe i punës së përditshme të Policisë, janë sekuestruar 640 kg kanabis, rreth 1 kg kokainë, dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, sasi fara kanabisi, pajisje të ndryshme për kultivim dhe përpunim të lëndëve narkotike.
Po gjatë operacioneve janë sekuestruar 24 armë zjarri, 6 armë gjahu, municion luftarak, dhjetëra armë të ftohta, automjete dhe celularë, mallra të kontrabanduara dhe pasuri me vlerë 750 000 euro.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, janë parandaluar 3 ngjarje të mundshme kriminale në familje dhe përshkallëzimi i 5 konflikteve të çastit, për motive të dobëta dhe pronësie.
Ndërhyrja profesionale e shërbimeve të Policisë, në bazë të inteligjencës policore, çoi në pranga 5 shtetas që qarkullonin të armatosur me armë zjarri.
Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale u zbardhën 2 raste të vjedhjes së parave në një market dhe në një automjet (taksi), një tentativë vrasjeje në Elbasan dhe një aksident me pasojë vdekjen në Korçë.
Në fushën e narkotikëve, janë zhvilluar 25 operacione, gjatë të cilave u zbuluan ambiente të mbyllura të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, tharjen e tyre dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Gjithashtu, u goditën grupe që ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së kokainës dhe të kanabisit, në lokale dhe në ambiente të ndryshme.
Janë finalizuar 12 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomiko-financiare.
Për goditën veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave për të kaluar ilegalisht kufirin me destinacion vendet e BE-së janë finalizuar 3 operacione.
U zbardhën 23 raste të vjedhjeve në banesa dhe në ambiente të tjera, si rezultat i hetimeve të kryera dhe i bashkëpunimit me qytetarët.
Janë trajtuar ligjërisht 75 raste të dhunës në familje.
Është reaguar shpejt në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse për 10 raste zjarresh.
12 turistëve që ishin bllokuar në zona të vështira, në vende turistike në qarkun Vlorë dhe në Theth, iu është dhënë ndihmë nga punonjësit e Policisë.
Rrugore ka vijuar kontrollet dhe monitorimet intensive, në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet logjistike inteligjente që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.
Si rezultat i kontrolleve:
Janë vënë në pranga 173 drejtues mjetesh, nga të cilët 97 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 76 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
Si rezultat i monitorimit të qarkullimit me mjetet inteligjente shpejtësimatës janë vendosur 3600 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara, që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritjen e pikëve nga leja e drejtimit.
Gjithashtu janë pezulluar 60 leje drejtimi, për drejtim mjeti në efektin e pijeve alkoolike dhe 287 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.
Si rezultat i punës dhe angazhimit për përmbushjen e këtyre prioriteteve, janë goditur 53 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 16 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufijtë, 8 raste të trafikimit të mjeteve motorike, 8 raste të mosdeklarimit të parave në kufi dhe 3 raste të kontrabandës së mallrave.
Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin, bashkëpunimin me qytetarët dhe partneritetin me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të goditur veprimtaritë kriminale dhe për të nxjerrë përpara drejtësisë, autorët./ CNA
Kryeministri Edi Rama nga Selaniku është shprehur se d...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen e tij për sit...
Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me emigrantët në Gr...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diel...
Kryeministri Edi Rama do të rikthehet sërish në shtetin fq...
Libri i shkrimtarit austriak, Robert Menasse, “Zgjerim...
Me gjithë përbetimet e Edi Ramës se Francesco Becchett...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për bllokimin e grup...
Ish-Presidenti Bamir Topi foli këtë të diel për hetime...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar për bllo...
Të dielën, kryeministri Edi Rama do të mbajë një takim me ...
Dy linja hekurudhore shqiptare Durrës-Hani i Hotit dhe Rro...
Këtë të Shtunë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ...
Të shumtë janë figurat publike të cilat kanë vlerësuar vep...
Gazetarja Rudina Muça, me tone të ashpra, ka denoncuar...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi gjatë mars...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e cilës...
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë-marshimin e o...
Nis marshimi i opozitës në Shkodër, pas ngjarjes kriminale...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...