web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bllokimi i grupeve të “Klan”-it dhe “A2CNN”-it/ AGSH: Të reagojë urgjentisht Ministria e Jashtme

2 Nëntor 2024, 18:00, Aktualitet CNA

Bllokimi i grupeve të “Klan”-it dhe “A2CNN”-it/

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar për bllokimin e grupeve të televizioneve “Klan” dhe “A2CNN” në doganë, me pretendimin se duhet leje nga Ministria e Jashtme Greke për të xhiruar në tokë greke.

AGSH shpreh shqetësim për bllokimin e grupeve të televizionit dhe dënon ashpër sjelljen e autoriteteve greke.

AGSH i bën thirrje Ministrisë së Jashtme që të reagojë urgjentisht dhe të kërkojë shpjegim nga autoritetet greke.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është shumë i shqetësuar për gjithçka që ka ndodhur sot në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë me grupet e xhirimit të televizioneve TV Klan dhe A2CNN.

AGSH dënon me termat më të ashpër sjelljen e autoriteteve greke ndërsa bëjmë thirrje urgjente te që situata të sqarohet menjëherë dhe të mos përsëriten ngjarje të tilla.

I bëjmë thirrje Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të reagojë urgjentisht për këtë situatë të paprecedentë dhe të kërkojë shpjegim nga autoritetet greke lidhur me këtë cënim të rëndë të lirisë së lëvizjes dhe lirisë së medias.

Bllokimi i grupeve të “Klan”-it dhe “A2CNN”-it/

Kjo sjellje është e papranueshme nga një vend i Bashkimit Evropian, i cili vendos të bllokojë mediat nga Shqipëria, të cilat kanë për qëllim informimin dhe transparencën e një aktiviteti në Greqi.

AGSH do të ndjekë me prioritet në rrugë zyrtare këtë situatë për të sqaruar përfundimisht atë që ka ndodhur me qëllim që ngjarje të tilla të shmangen në të ardhmen.

Ndërkohë ne u bëjmë bëjmë thirrje organizatave të medias në Greqi që të mbajnë qëndrim të qartë për këtë situatë”, theksohet në deklaratë./ CNA





15:31 Aktualitet

Benet Beci, në SPAK

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, është paraqit...

Lajmet e fundit nga