Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë, ku një familje nga Kosova me banim në Zvicër, akuzohet se kanë “blerë” vajza nga Shqipëria për 300 euro, për t’i bërë partnere të djemve të tyre dhe i keqtrajtonin dhe abuzonin për 16 vite me radhë.
“Blick” raporton se babai dhe djemtë e tij kanë dalë para gjykatës, nën akuzën e “abuzimit”, dhe thuhet se ata kanë sjellë nga Shqipëria vajza të moshave 14 deri në 17 vjeçe, duke ua dhënë për gra secilit prej 4 djemve të kësaj familjeje.
Për 16 vite me radhë këto vajza ishin keqtrajtuar, dhe ishin mbajtur për të bërë punët e shtëpisë, si dhe ishte abuzuar me to, por askush nuk e kishte kuptuar se çfarë ndodhte brenda mureve të shtëpisë së tyre.
Viktima e parë është marrë nga Shqipëria drejt Zvicrës në vitin 2003. Viktima e parë ka qenë 17 vjeçe në atë kohë, dhe ajo e njihte burrin e saj vetëm përmes fotove, pasi martesa ishte bërë me marrëveshje mes prindërve të djemve dhe prindërve të vajzës.
Një vajzë tjetër i është dhënë kësaj familjeje në moshën 14-vjeçare. Prindërit e saj jetonin në skamje dhe e kishin shitur vajzën e tyre për 300 euro.
Albrim F., 65 vjeç, së bashku me djemtë thuhet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe izoluar.
“Më shumë se 20 herë e ka goditur me brez. Edhe pse ishte shtatzënë, ai e ka rrahur nusen derisa i ka dalë gjak dhe i ka shtrënguar fytin me të dyja duart”, thuhet në aktakuzën e njërit prej të pandehurve.
Këto gra nuk dilnin thujase kurrë nga shtëpia, dhe kontaktet me familjen ishin shumë të rralla. Avokati Dominic Nellen përfaqëson dy nga gratë në gjykatë dhe i ka shoqëruar për tri vjet.
Sipas tij, kjo sjellje është çnjerëzore, duke treguar se ky rast paraqet të drejtën zakonore mesjetare të kanunit.
“Është një klan i madh familjar me sundimtar patriarkal vjehrrin. Ishte në qendër, jepte urdhrat”.- thotë avokati.
Ka qenë viti 2019, kur këto gra kanë arritur të arratisen, 16 vite pasi viktima e parë kishte mbërritur në atë familje./CNA.al
Laert Haxhiu është i shpallur në kërkim për masakrën e Lus...
Presidenca ka kërkuar rreth 490 milionë lekë më shumë në b...
Sot është afati i fundit që prokurorët e SPAK-ut të apliko...
Kryeministri Edi Rama ka faktuar sot me dokumente se si "T...
SPAK ka bërë bilancin për muajin Tetor. Përgjatë këtij mu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka quajtur një gjah shtri...
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, ka...
Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se kryeministri Ed...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeminist...
Deputeti Belind Këlliçi, ka folur rreth negociatave të...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për dështimin e n...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar pak më parë televizio...
Kandidati i inceneratorëve, Gert Bogdani, ka treguar s...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për protestën e 1...
Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar kryeministrin Edi...
Gazetari Bledian Koka është shprehur se grupi i Enkele...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar dështimin e negocia...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka komentuar dështimin e ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me të rinjtë e Ko...
Pak më parë grupi i Enkelejd Alibeaj, deklaroi se kanë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...