21 janari/ Rama: Krim që mbetet njollë për drejtësinë shqiptare, SPAK-u të zgjohet
Kryeministri Edi Rama, në podcast-in "Flasim" ka folur për...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit H.M., L.M. C.N., A.P., A.M. dhe E.N. për veprat penale ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave’, ‘Falsifikim i dokumentit’ si dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’ parashikuar nga nenet 186/2, 189/2, dhe 293/a/2 të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2812, 2025, të nisura mbi bazën e materialeve të referuara nga Departamenti i Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Diplomatik/ Zyra për Hetimet kriminale jashtë SHBA-së, rezultoi se shtetasi A.H., së bashku me disa shtetas te tjerë shqiptarë janë kontrabanduar në rajonin e Karaibeve, me qëllim më pas për të kaluar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas të dhënave, personi i dyshuar që ka organizuar këtë aktivitet është shtetasi shqiptar H.M. alias A. M., i hetuar më parë me të njëjtin aktivitet të kontrabandës njerëzore. Të dhënat tregojnë se ky shtetas u ka kërkuar të paktën tre shqiptarëve që për t’i dërguar në Amerikë dhe Kanada të paguajnë çmimin prej 35.000 dollarësh. Intinerari që ndjek ky shtetas për të kontrabanduar njerëz fillon nga Shqipëria ku rektrutohen dhe më pas nga vendet e Europës drejt Republikës Domenikane, e prej andej me dokumente false drejt Kanadasë ose nëpërmjet Porto Rikos duke përdorur dokumente udhëtimi false për në Florida ose në shtete të tjera të ShBA-së.
Nga hetimet rezultoi e provuar se shtetasi H.M. ka pajisur me dokumente të falsifikuara disa shtetas shqiptarë për t’u larguar në mënyrë të paligjshme drejt SHBA-së dhe ka konsumuar elementet e veprës penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 186, 189 dhe 298 të K.Penal, e provuar në disa raste. Po ashtu nga interceptimet telefonike është provuar se shtetasi H. M., gjatë kohës që është duke u hetuar me masë sigurie “Arrest në burg” nga ambientet e paraburgimit të Fushë-Krujës ka përdorur dy numra të ndryshëm për të komunikuar me familjarët e tij, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i K.Penal.
Nga veprimet e kryera janë mbledhur prova se edhe shtetasja L.M., është e përfshirë në aktivitetin e bashkëshortit të saj me veprime konkrete si në shoqërimin në udhëtimin e tyre për në Republikën Domenikane si dhe duke përfshirë në bashkëpunim edhe vëllain e saj A.P., në marrjen e porosive nëpërmjet linjave të udhëtimit Tropojë -Tiranë. Ajo ka konsumuar veprën penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 186, 189 dhe 298 të K.Penal.
Nga këqyrja e të dhënave telefonike, është provuar se shtetasi E.N. i punësuar pranë agjencisë turistike ka ndihmuar duke i vënë në dispozicion foto të dokumenteve të dy shtetasve të huaj, me qëllim që shtetasi H.M., ky i fundit të mundësojë kalimin e shtetasve të ndryshëm duke përdorur dokumente model. Mënyrë kjo, e përdorur në disa raste nga shtetasi H. M., janë konsumuar elementët e veprës penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 të K. Penal.
Po kështu shtetasi A.P., në bashkëpunim me të afërmit e tij me veprime konkrete ka marrë dokumente të falsifikuara që do të mundësonin kalimin në mënyrë të kundërligjshme të një shtetasi duke konsumuar elementët e veprave penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 186, 189 dhe 298 të K. Penal.
Ndërsa shtetasi C.N., duke qenë shofer automjeti ka mundësuar transportin e dokumenteve të falsifikuara duke konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikim i leternjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikim i dokumentit” parashikuar nga neni 186 dhe 189 të K. Penal kryer në bashkëpunim.
Shtetasi A.M., duke i vënë në dispozicion të hetuarit H. M., të dhënat e pasaportës/pasaportën e tij britanike si model për të prodhuar dokumente të tjera të falsifikuara, për të bërë të mundur një mënyrë më të sigurtë kalimi për shtetas të tjerë për të ikur në Kanada dhe me këto veprime ka konsumuar elementët e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 298 të K. Penal.
Sa më sipër, në mbështetje të nenit 331 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi dërgimin në gjyq e të pandehurve:
H.M., akuzuar sipas neneve 186/2, 189/2, 298/3 dhe 324/a/2 të K.Penal;
L.M.., akuzuar sipas neneve 186/2, 189/2, 298/3 të K.Penal;
A.P., akuzuar sipas neneve 186/2, 189/2, 298/3 të K.Penal;
C.N., akuzuar sipas neneve 186/2, 189/2 të K.Penal;
A.M., akuzuar sipas nenit 298/3 të K.Penal; dhe
E.N., akuzuar sipas nenit 298/3 të K.Penal./ CNA
Kryeministri Edi Rama, në podcast-in "Flasim" ka folur për...
Sot një vit pa Kryepiskopin Anastas. Kryepiskopi Anastas n...
Policia ka dalë me njoftim zyrtar mbi arretsimet dhe shoqë...
Policia ka reaguar në lidhje me shoqërimin e një të mituri...
Nesër, e diel, 25 janar 2026, do të kryhet Shërbesa e Përs...
Ndaj protestuesve të opozitës këtë të shtunë duket se ësht...
Ambientet para Kryeministrisë janë përfshirë nga flakët, p...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ...
Një mbrëmje gala që kishte në fokus vizionin dhe njerëzit ...
Më 20 janar të vitit 2026, pra vetëm 4 ditë më parë, kryeb...
CNA ka raportuar për gjendjen skandaloze të segmentit Qukë...
Plot 160 ditë janë mbushur sot nga mashtrimi publik i Erio...
Sot, më 24 janar 2026, së bashku me anëtarë të kryesisë së...
Në zbatim të Planit të Masave nr. 1261, datë 23.01.2026, d...
Ambasada Gjermane ka riafirmuar angazhimin e saj afatgjatë...
CNA po sjell pamje aktuale nga aksi Qukës-Qafë Plloçë, Lot...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Prej dy ditësh, mjegulla është prezente me intensitet të l...
Pasditen e sotme pritet të zhvillohet transferimi i 90 per...
Ditën e nesërme opozita do të zhvillojë protestën e saj të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...