Dosja “Partizani”/ Sot dëshmojnë 8 persona në GJKKO, i pari Taulant Balla
Sot në orën 12:30 pritet të zhvillohet në Gjykatën e Posaç...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur alarmin për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri, duke iu referuar rënies së vendit me tri pozicione në renditjen e Reporterëve pa Kufij.
Në një reagim në rrjetet sociale, Zhupa e cilëson këtë zhvillim si pasojë të drejtpërdrejtë të presionit politik ndaj gazetarëve dhe një modeli qeverisjeje që, sipas saj, synon të kontrollojë median.
Ajo thekson se janë cenuar rëndë pavarësia editoriale dhe e drejta e qytetarëve për informim, ndërsa përmend si shembuj bllokimin e "TikTok"-ut, gjuhën intimiduese ndaj gazetarëve dhe rastet e dhunës ndaj tyre gjatë protestave.
Sipas Zhupës, këto fenomene tregojnë një rrëshqitje të rrezikshme të vendit drejt kufizimit të fjalës së lirë dhe dobësimit të standardeve demokratike.
Postimi i plotë:
Rënia me tri vende e Shqipërisë në renditjen e Reporterëve pa Kufij për lirinë e medias është një kambanë alarmi. Presioni politik ndaj gazetarëve është bërë normë, jo përjashtim. Tashmë vendi ynë renditet në vendin e 83-të nga vendi i 80-të që ishte në 2025, me 56.5 pikë nga 58.1 pikë në 2025.
Shqipëria po rrëshqet në mënyrë të rrezikshme në lirinë e medias si pasojë direkte e një modeli qeverisjeje që e sheh median si armik për t’u nënshtruar, jo si pushtet për t’u respektuar.
Pavarësia editoriale është goditur përmes kapjes së institucioneve rregullatore dhe kontrollit mbi mediat publike. Gazetarët kritikë sulmohen, etiketohen dhe izolohen, ndërsa qytetarëve u mohohet e drejta për informacion të pavarur.
Vendimi për të bllokuar TikTok në 2025, i shpallur si cenim i lirisë së shprehjes nga Gjykata Kushtetuese, tregoi qartë se kjo qeveri nuk heziton të përdorë mjete ekstreme për të kontrolluar komunikimin publik. Ky nuk ishte thjesht një akt administrativ, por një precedent i rrezikshëm për kufizimin e fjalës së lirë për interesa elektorale.
Gjuha intimiduese dhe fyese e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve ka krijuar një klimë frike dhe vetëcensure. Skenat e përjashtimit nga konferencat, si rasti i gazetares Ambrozia Meta, nuk janë incidente të izoluara, por reflektim i një mentaliteti që nuk pranon llogaridhënie dhe refuzon pyetjet që nuk i pëlqejnë pushtetit.
Ndërkohë, raporti ndalet te dhuna policore ndaj gazetarëve gjatë protestave të opozitës, e cila tashmë është prova më e qartë e degradimit të standardeve demokratike. Kur shteti, në vend që të mbrojë gazetarët, ushtron forcë ndaj tyre, atëherë kemi kaluar nga presioni te represioni.
Dëmi që kjo qeveri po i shkakton lirisë së medias është i thellë dhe afatgjatë: dobëson demokracinë, minon transparencën dhe i heq qytetarëve të drejtën për të qënë të informuar. /CNA
Sot në orën 12:30 pritet të zhvillohet në Gjykatën e Posaç...
Mesdita e sotme është afati përfundimtar për ata që synojn...
Shqipëria ka shënuar rënie në radhitjen e vendeve për liri...
Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Europë për num...
Analisti Mentor Kikia me anë të një postimi në rrjetet soc...
Një raport i hartuar këtë muaj nga Bankwatch thekson se ve...
Raporti i hartuar këtë muaj nga Bankwatch, për projektet e...
Pasditen e kësaj të mërkure u inaugurua Komisariati i ri i...
Një raport i hartuar nga rrjeti Bankwatch thellohet në një...
Një raport i publikuar këtë të mërkurë nga Prokuroria e Pë...
Biznesmeni Andi Efthimi është paraqitur ditën e sotme në ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një tjetër kë...
Mësohet se Komisioni i Mbrojtjes i Këshillit të Lartë Gjyq...
Prokuroria e Posaçme ka caktuar këtë të mërkurë pretencat ...
Pavarësisht nëse lidhet me gastronominë dhe kulturën, atra...
Në kazanin e Mero Bazes apo koshin e letrave të jashtëqitj...
Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas vizitës së Klevis...
Një ullishte në zonën e Panajasë, pranë autostradës Vlorë-...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...