GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vendosi këtë muaj të heqë detyrimin e operatorëve celularë për të aplikuar tarifa të njëjta në thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit.
Kjo do të thotë se operatorët celularë do të jenë të lirë të aplikojnë përsëri tarifa preferenciale të thirrjeve apo mesazheve brenda rrjeteve të tyre.
Në dokumentin përfundimtar të analizës së tregut të telefonisë celulare, për tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet e telefonisë së lëvizshme.
AKEP ka gjykuar se kjo masë e ka dhënë efektin e saj, në përputhje me qëllimin e vendosur.
Sipas AKEP, që nga periudha kur është vendosur kjo masë rregullatore, situata e operatorëve të këtij tregu ka ndryshuar ndjeshëm, ku nga katër operatorë celularë tashmë në treg janë vetëm dy, me pjesë tregu të përafërta për sa i përket numrit të pajtimtarëve.
AKEP argumenton se me strukturën e re të tregut me dy operatorë celularë, nuk ekzistojnë më stimujt e nevojshëm për aplikim të tarifave grabitqare për krijimin e grupeve të mbyllura.
Një faktor tjetër i rëndësishëm, sipas AKEP-it, është ulja e volumit të thirrjeve zanore, ndikuar nga rritja gjithnjë e më e madhe nëpërmjet aplikacioneve OTT, si për shembull "WhatsApp", të cilat kanë zëvendësuar në një masë të madhe thirrjet dhe mesazhet direkte nëpërmjet shërbimit të operatorëve celularë, duke shfrytëzuar nga këta të fundit vetëm shërbimin e të dhënave (internetin).
AKEP vlerëson se struktura e thirrjeve brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit është e balancuar për një periudhë relativisht të gjatë. Pesha e thirrjeve brenda rrjetit ka rënë nga 93% e totalit në vitin 2013, në 56% në vitin 2022.
Masa e mosdiskriminimit u vendos në vitin 2014, si përgjigje ndaj praktikës së diferencimit të lartë në tarifat me pakicë për thirrjet brenda rrjetit në raport me ato jashtë rrjetit. Një praktikë e tillë (e njohur në atë periudhë si efekti club), ishte sidomos një mekanizëm që operatorët më të mëdhenj e përdornin për të mbyllur trafikun brenda rrjeteve të tyre dhe për të mos lejuar rritjen e operatorëve me pjesë më të vogël tregu.
Operatorët me pjesën e tregut më të madhe shfrytëzonin bazën më të gjerë të pajtimtarëve, duke u ofruar incentiva në kohë komunikimi brenda rrjetit me çmime preferenciale. Përdorimi i një praktike të tillë dëmtoi rëndë dy operatorët më të vegjël celularë. Duke vlerësuar se një praktikë e tillë ishte antikonkurruese dhe abuzim me fuqinë e lartë të tregut, AKEP vendosi të ndalonte diferencimin e tarifave me pakcië për thirrjet brenda rrjetit me ato jashtë rrjetit.
Autoriteti i Konkurrencës dhe vetë operatorët janë kundër
Vendimi i AKEP-it për heqjen e detyrimit të mosdiskriminimit të tarifave mes thirrjeve brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit u kundërshtua në fazën e konsultimit publik nga Autoriteti i Konkurrencës. Në vendimin me qëndrimet e saj lidhur me analizën e tregut celular, Autoriteti i Konkurrencës u shpreh, në kushtet kur AKEP ende nuk ka realizuar një analizë të tregut të pakicës të tregut të telefonisë celulare për të ndërmarrë masat e nevojshme për rregullimin e këtij tregu, masa e mosdiskriminimit mes tarifave të thirrjeve brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit duhet të jetë ende në fuqi.
Madje, kundër vendimit të AKEP janë shprehur edhe të dy operatorët celularë.
Në komentet dërguar AKEP lidhur me analizën e tregut, Vodafone Albania është shprehur se tërheqja e kësaj mase rregullatore do t’u linte shteg operatorëve që të përfitojnë në periudha të caktuara dhe të rihapin një luftë çmimesh me njëri-tjetrin, si edhe do të krijonte mundësinë që operatorët të aplikojnë tarifa preferenciale brenda rrjetit, që do të sjellin automatikisht humbje të të ardhurave, veçanërisht në kohë “lufte çmimesh”. Gjithashtu, sipas Vodafone Albania, nga pikëpamja e eksperiencës konsumatore kjo do të krijojë konfuzion për klientin për të kuptuar e kombinuar produktet, kur në treg ka aktualisht një gamë të gjerë produktesh e shërbimesh.
Qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe operatori tjetër, One Albania, që gjykon se kjo masë nuk duhet të hiqet, pasi në çdo rast ruan konkurrencën e lirë dhe të ndershme në treg dhe shmang stimujt për praktika antikonkurruese nga ana e operatorëve, duke kufizuar zgjedhjen e biznesit dhe duke lejuar potencialisht një lojtar të madh të dëmtojë konkurrencën.
One Albania çmon se heqja e detyrimit të mosdiskriminimit on-net/off-net shoqëruar edhe me reduktimin e tarifave të terminimit, ekspozon vetëm shoqërinë One Albania me zhvillime jopozitive të tregut celular.
Pavarësisht kundërshtimit nga të gjitha palët e shprehura në konsultim publik, AKEP e ka miratuar propozimin e vet për heqjen e këtij detyrimi. Në përgjigjen dhënë operatorëve dhe Autoritetit të Konkurrencës, AKEP, mes të tjerash, shprehet se në rolin e rregullatorit ka në konsideratë jo vetëm mbarëvajtjen dhe shëndetin financiar të dy rrjeteve celulare, të cilat duhet të rezultojnë në nxitje të investimeve dhe rritjes së cilësisë së shërbimit, por edhe konsumatorin fundor për rritjen e mundësive të tyre për përfitimin e produkteve/shërbimeve përkatëse me një ofertë të arsyeshme dhe racionale nga ofertuesit e tij, të krahasueshme edhe me vendet e rajonit dhe më gjerë mbi cilësinë, përmbajtjen e paketave dhe çmimin final të tyre.
“…arsyet bazike lidhen me faktin se tashmë situata në të cilën ndodhet tregu i telefonisë celulare ka ndryshuar, duke pasur vetëm dy operatorë celularë, kjo edhe në mungesë të MVNO-ve (operatorëve të rrjeteve virtuale) në këtë treg, me bazë pothuajse të njëjtë të pajtimtarëve, në kushtet e një niveli të ulët të tarifave të terminimit afër kostos eficiente të shërbimit të terminimit dhe në simetri të plotë të tyre. AKEP e ndërmori masën e mosdiskriminimit on-net vs offnet në vitin 2014 në një treg me 4 operatorë mobile dhe në kushtet e tarifave të larta të terminimit të thirrjeve, ku thirrjet drejt rrjeteve të tjera celulare bashkë me efektin ‘Club ‘ penalizonin operatorët më të vegjël në treg kundrejt operatorëve që kishin pjesë më të madhe tregu. Ky ka qenë dhe faktori kryesor që AKEP përcaktoi këtë masë rregullatore. Në kushtet kur ulja e volumit të thirrjeve "voice" është reduktuar ndjeshëm në favor të rritjes së thirrjeve nëpërmjet shërbimeve OTT, dhe kur pjesët e tregut të dy operatorëve mobile Vodafone Albania dhe One Albania janë të ngjashme, me një strukturë të balancuar të pajtimtarëve dhe të thirrjeve, AKEP vlerëson se aplikimi i kësaj mase rregullatore nuk është më i nevojshëm,” thuhet në argumentimin përfundimtar të AKEP./Monitor
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në...
Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar pë vizitën e tij ...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se bisedimet në...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përco...
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në konferencën me homologu...
Ministri i Ukrainës, Dymytro Kuleba, në një konferencë për...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me vizitën e Pr...
Këtë të mërkurë, datë 28 shkurt 2024, po ju njohim me titu...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkelur për ...
Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Samiti i Ukrainës dhe...
Makina e një prej aksionereve të “Top Channel”, Lori H...
Gjykata Kushtetuese ka mbajtur sot seancën për pronësi...
Gëzim Çela, ish-oficeri i Forcave Speciale, i cili u a...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për ish-kryeministrin ...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar dekla...
Më 12 mars jepet vendimi për dosjen e "21 Janarit" nga...
Ushtari i Bashës, Enkelejd Alibeaj, është dorëzuar dhe...
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën “arrest shtëpie” p...
Prokurori i Dibrës, Urim Buci, një ditë më parë ngeci ...
Partia Demokratike, përmes Çlirim Gjatës, në një deklaratë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...