E fundit!

x

Kapriçot e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për javën e ardhshme

22 Maj 2022, 14:03, Sociale CNA
Kapriçot e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët

Java që vjen do të nisë me kthjellime e vranësira të cilat në zonat malore e kodrinore do të marrin karakter të dendur.

Në këto zona gjatë mesditës e pasdites së ditës së hënë prashikohen reshje shiu e shtrëngata. Lokalisht reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, breshërit me shkarkesa elektrike.

E kundërta do të ndodhë ditën e martë kur moti në të gjithë vendin parashikohet i kthjellët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në ditët e ardhshme do të jenë të pranishme kryesisht vranësirat e larta shtresore të cilat do të sjellin praninë e zagushisë.

Temperaturat do të pësojnë rritjet si më poshtë duke i bërë keto ditë të fundit të pranverës si ditë vere të verteta.

Era parashikohet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare duke sjellë një valëzim të forcës 3 ballë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga