Arrin në 40 mijë numri i ushtarëve të NATO-s në kufirin e Europës me Rusinë
Numri i trupave nën komandën e NATO-s të vendosura në krahun...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se institucionet në Kosovë duhet të bëjnë më shumë për të siguruar parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje brenda vendit.
?Testi i çdo demokracie është mënyra se si trajtohen njerëzit më të pambrojtur?, tha ambasadori gjatë një diskutimi të organizuar nga Lëvizja FOL, ku u prezantua raporti statistikor në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Hovenier përmendi rastin e vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani, në gusht të vitit 2021 në Ferizaj. Për këtë rast ende nuk është marrë ndonjë vendim i gjykatës për të dyshuarit e arrestuar.
?Qytetarët meritojnë më mirë. Institucionet duhet të sigurohen që nuk dështojnë për qytetarët e tjerë, sidomos ata të pambrojtur?, tha Hovenier.
Raporti i publikuar nga Lëvizja FOL për vitin 2021 ka treguar se në shtatë prokuroritë në Kosovë është arritur të zgjidhen 63 për qind e të gjitha lëndëve, sa i përket rasteve të dhunës në familje.
Në anën tjetër, shtatë gjykatat themelore të Kosovës gjatë vitit 2021 kanë arritur të zgjidhin 895 lëndë, apo 68 për qind të të gjitha lëndëve të dhunës në familje që i kanë pasur në punë.
Ndonëse, shifrat tregojnë se më shumë se gjysma e lëndëve janë zgjidhur, sipas drejtoreshës së Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli, kjo nuk është e mjaftueshme.
?Ky fakt nuk është i mjaftueshëm për të treguar vendosmërinë dhe seriozitetin e organeve të sistemit të drejtësisë ndaj këtij fenomeni kaq të përhapur në shoqërinë tonë?, tha ajo.
Në këtë organizim foli edhe Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu. Ajo përmendi si të arritur të Qeverisë miratimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave.
?Është përgjegjësi institucionale që t?i mbështesim dhe t?i mbrojmë vajzat dhe gratë në vendin tonë?, tha Haxhiu.
Sipas saj, duhet bërë më shumë në vetëdijësimin e shoqërisë se dhuna në familje nuk ?është çështje private?, por duhet të trajtohet te organet e rendit.
Raporti i organizatës FOL, por edhe raporte të tjera të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë ndër vite e kanë përshkruar dhunën në familje si fenomen shqetësues dhe që raportohen pak.
?Shumë gra dhunën në familje në Kosovë ende e konsiderojnë si një çështje private, prandaj dhuna me bazë gjinore shpesh kalon pa u vërejtur dhe nuk raportohet fare?, thuhet në raportin e Lëvizjes FOL.
Megjithatë, të paktën sipas statistikave, dhuna ndaj grave shënoi rritje gjatë vitit të parë dhe të dytë pas përhapjes së pandemisë së COVID-19 në Kosovë.
Sipas raportit të Lëvizjes FOL, Policia e Kosovës gjatë muajit mars 2020 ka pranuar raportime për 169 raste të dhunës në familje, përkatësisht 36 për qind më shumë se në muajin mars të një viti më parë, ndërsa vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 janë raportuar 1,374 raste.
Këto gjetje u panë si shqetësuese edhe nga ambasadori amerikan, Hovenier dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sipas të cilëve, i gjithë zinxhiri i institucioneve duhet të kenë parasysh faktin se Kosova ka adaptuar Konventën e Stambollit në Kushtetutë në vitin 2020.
Konventa e Stambollit, e hartuar nga Këshilli i Evropës, është instrument obligues që i detyron shtetet ta luftojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe dhunën në familje./ REL
Numri i trupave nën komandën e NATO-s të vendosura në krahun...
Rusia bëri të ditur të mërkurën vendimin për të dëbuar 85 di...
Priti Patel tani mund të urdhërojë ekstradimin e Julian Assa...
Në një kërkesë të përbashkët drejtuar komisionit buxhetor të...
Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Na...
Një alarm për bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishti...
Dhomat e Specializuara në Hagë do të shpallin vendimin më 18...
Finlanda dhe Suedia zyrtarisht kanë aplikuar që të anëtarëso...
Shefi për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ngr...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po pengon përpjekjet e ...
Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, Bjellorusia k...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është e pamundur për ...
Ushtria e Ukrainës vazhdoi të martën përpjekjet për të evaku...
Drejtësia greke vendosi burg të përjetshëm për Babis Anagnos...
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, nënshkroi sot apli...
Rritja e shpejtë e çmimeve në pothuajse të gjitha fushat e j...
Për shkak të luftës në Ukrainë Komisioni i BE-së e ka ulur n...
Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga COVID-19 arriti ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sërish ka shpreh...
Politikania centriste, Elisabeth Borne, është emëruar kryemi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...