Ukraina, përpjekje për të evakuuar trupat e fundit nga Mariupoli
Ushtria e Ukrainës vazhdoi të martën përpjekjet për të evaku...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është e pamundur për disa shtete evropiane që të heqin dorë shpejt nga nafta ruse, ashtu siç po propozon Bashkimi Evropian.
Shtetet anëtare të BE-së po negociojnë mbi propozimin për vendosjen e embargos ndaj naftës së Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, por gjatë kësaj jave bisedimet dështuan për shkak të vetos së Hungarisë, shtet që është shumë i varur nga importet e naftës ruse.
?Qartazi, disa shtete të BE-së, në të cilat balanca energjetike është e ndarë me hidrokarburet ruse është veçanërisht e lartë, nuk do të jenë në gjendje të heqin dorë për një kohë të gjatë nga nafta jonë?, tha Putin.
Duke folur në një mbledhje me menaxherët vendorë të naftës dhe zyrtarët qeveritarë, Putin tha po ashtu më 17 maj se sanksionet perëndimore dhe mundësia e vendosjes së embargos ndaj naftës, kanë rezultuar me ngritjen e çmimeve globale të naftës.
Ai tha se me heqjen dorë nga furnizimet e energjisë ruse, Evropa rrezikon të paguajë çmime më të shtrenjta për energjinë në terma afatgjatë, ndërkaq konkurrenca në këtë industri do të minohej.
Presidenti rus po ashtu tha se sanksionet perëndimore kanë nxitur rritje të inflacionit në mbarë Evropën.
Rusia po përballet me ulje të prodhimit të naftës, që kanë arritur nivelet më të ulëta që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Në uljen e prodhimit kanë ndikuar sanksionet e Perëndimit të cilat po komplikojnë shitjen e naftës ruse në botë.
?Ka ndryshime tektonike në tregun e naftës dhe bërja e biznesit sikurse më parë duket e pamundur?, tha Putin, duke shtuar se ishte shumë e rëndësishme që të krijohej një zinxhir që do të dërgonte produkti nga prodhuesi deri te blerësi.
Komisioni Evropian ka propozuar vendosjen e embargos ndaj naftës ruse dhe produkteve të rafinuara. Por, që një vendim i tillë të miratohet, kërkohet miratimi i të 27 shteteve të bllokut. Hungaria është shteti më i zëshëm kundër një embargoje të tillë./rel
Ushtria e Ukrainës vazhdoi të martën përpjekjet për të evaku...
Drejtësia greke vendosi burg të përjetshëm për Babis Anagnos...
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, nënshkroi sot apli...
Rritja e shpejtë e çmimeve në pothuajse të gjitha fushat e j...
Për shkak të luftës në Ukrainë Komisioni i BE-së e ka ulur n...
Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga COVID-19 arriti ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sërish ka shpreh...
Politikania centriste, Elisabeth Borne, është emëruar kryemi...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ...
Të paktën dhjetë civilë janë vrarë nga granatimet ruse në nj...
Presidenti finlandez Sauli Niinistö ka zhvilluar një bisedë ...
Qeveria e Suedisë mori vendimin zyrtar të hënën për të paraq...
Një valë e të nxehtit ka përfshirë veriun e Indisë, me tempe...
Nga Lesia Vasylenko “Politico.eu”Ukraina e ka dëshmuar shumë...
Sipas Mircea Geoana, Finlanda dhe Suedia janë tashmë dy nga ...
Presidenti bullgar, Rumen Radev, zhvillon një vizitë në Berl...
Ndërsa Finlanda po i afrohet anëtarësimit në NATO, Rusia ka ...
Forcat ruse kanë granatuar infrastrukturë ushtarake në rajon...
Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara të...
Policia italiane tha se ka penguar sulmet e hakerëve nga gru...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...