India regjistron temperatura përvëluese/ Termometri arrin në gati 50°C
Një valë e të nxehtit ka përfshirë veriun e Indisë, me tempe...
Qeveria e Suedisë mori vendimin zyrtar të hënën për të paraqitur kërkesën për anëtarësim në NATO, duke ndjekur hapat e fqinjit të saj Finlandës, në një lëvizje që do ta ndryshojë hartën gjeopolitike të Evropës veriore. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se Shtetet e Bashkuara mbështesin anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Udhëheqësit e këtyre vendeve thonë se lufta në Ukrainë i bëri ata të shqyrtojnë sigurinë e tyre.
Vendimi i Suedisë vjen pas më shumë se 200 vjet të një qëndrimi neutral ushtarak dhe pritet të shqetësojë presidentin rus Vladimir Putin.
“Qeveria ka vendosur të informojë NATO-n se Suedia dëshiron të bëhet anëtare e aleancës”, tha të hënën kryeministrja suedeze Magdalena Andersson.
Njoftimi erdhi pasi një debati në parlamentin suedez, ku pati një mbështetje të madhe për anëtarësimin e vendit në NATO. Nga tetë partitë e Suedisë, vetëm dy parti më të vogla të majta e kundërshtuan qëndrimin e qeverisë.
Diplomatët e lartë të NATO-s u takuan të dielën në Berlin për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën dhe planet e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në aleancën më të madhe ushtarake në botë, e cila ka furnizuar Ukrainën me armë gjatë gjithë luftës.
?Në takimin me aleatët në Berlin morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës. Të dy vendet janë partnerë të ngushtë dhe të vlefshëm të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, dhe Uashingtoni do të mbështesë fuqimisht anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, nëse ato zyrtarisht vendosin ta bëjnë këtë?, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Finlanda ndan një kufi 1,300 kilometra të gjatë me Rusinë. Të dielën, ajo njoftoi zyrtarisht synimin e saj për anëtarësim në NATO.
Presidenti rus Vladimir Putin thotë se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të ishte veprim i gabuar. Presidenti i Finlandës foli me zotin Putin dhe tha se ishte i befasuar nga qetësia me të cilën ai e priti lajmin për planin e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO.
?Situata tani ka ndryshuar. Ne do të fillojmë procesin e anëtarësimit në NATO. Putini, gjithashtu konfirmoi se ai mendon se ky është një gabim. Por tha se ?Nuk po ju kërcënojmë.? Në përgjithësi, diskutimi ishte i qetë dhe i ftohtë?, tha presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö.
Parlamenti i Finlandës do të duhet të miratojë një kërkesë zyrtare për t’u anëtarësuar në NATO, por njoftimi i presidentit finlandez vjen pas një rekomandimi parlamentar këtë javë për ta bërë këtë. Megjithatë, anëtarësimi në NATO kërkon kohë dhe nuk është e qartë nëse Rusia do ta ndëshkonte paraprakisht këtë vend evropian.
Një pengesë që duhet kapërcyer është kundërshtimi i Turqisë ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. Anëtarësimi në aleancë kërkon një votë unanime.
Kjo nuk e ndihmon Ukrainën, e cila po lufton me Rusinë që nga shkurti.
?Qëndrimi i tanishëm i Suedisë dhe Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO dhe përgjigja nga aleatët që kjo të shqyrtohet dhe përmbushet menjëherë është një shenjë e qartë se NATO ka mësuar nga gabimet e saj politike?, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olga Stefanishyna.
Parlamenti i Finlandës pritet të votojë për anëtarësimin në NATO në ditët në vijim, një veprim që pritet të pasohet nga Suedia./voa
Një valë e të nxehtit ka përfshirë veriun e Indisë, me tempe...
Nga Lesia Vasylenko “Politico.eu”Ukraina e ka dëshmuar shumë...
Sipas Mircea Geoana, Finlanda dhe Suedia janë tashmë dy nga ...
Presidenti bullgar, Rumen Radev, zhvillon një vizitë në Berl...
Ndërsa Finlanda po i afrohet anëtarësimit në NATO, Rusia ka ...
Forcat ruse kanë granatuar infrastrukturë ushtarake në rajon...
Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara të...
Policia italiane tha se ka penguar sulmet e hakerëve nga gru...
Ukraina është shpallur fituese e ‘Eurovision 2022’.Nata fina...
Mijëra përkrahës të së drejtës për abort po protestojnë të s...
Teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon dhe Evropa po përba...
Mbrëmjen e sotme është duke u mbajtur finalja e “Eurovizioni...
Lufta në Ukrainë mund të arrijë një “pikë kthese” në gusht d...
Gjykata e Apelit, ka lejuar një ligj të Teksas që ndalon pla...
Francezët sapo kanë konfirmuar Emmanuel Macronin në detyrë m...
Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, sipas të dhënave të ve...
Një familje shqiptare i ka zhvatur 50 mijë euro një çifti gr...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, k...
Finlanda i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” presionit të...
Një zjarr masiv shpërtheu të premten në mbrëmje në një ndërt...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...