Ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder, i hiqen privilegjet
Në një kërkesë të përbashkët drejtuar komisionit buxhetor të...
Priti Patel tani mund të urdhërojë ekstradimin e Julian Assange në Shtetet e Bashkuara. Më mirë do të ishte ta lirojë themeluesin e Wikileaks. Matthias von Hein mendon se persekutimi i tij minon autoritetin e Perëndimit.
Krime kundër njerëzimit, shkelje e të drejtës ndërkombëtare, sulme ndaj lirisë së shtypit – terma që i hasim në kontekstin e sulmit rus ndaj Ukrainës, persekutimit të gazetarëve në Rusi, Kinë apo diktatura të tjera.
Me të drejtë politikanët perëndimorë denoncojnë vazhdimisht këto shkelje të të drejtave të garantuara. Dhe – qëllimisht ose jo – anashkalohet gjithmonë një pikë e madhe e zezë, e cila dhemb shumë. E kjo pikë e rëndë ka një emër: Julian Assange.
Sfidoi SHBA-në me një çantë shpine dhe laptop
Përderisa gazetari investigativ mbahet në burgun anglez të sigurisë së lartë në Belmarsh, për aq kohë sa ai përballet me ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, për aq kohë sa mund të dënohet atje me 175 vjet burg, fjalimet morale për politika të bazuara në vlera mund të shihen vetëm si një – hipokrizi e pastër.
Wikileaks ka publikuar më shumë se dhjetë milionë dokumente sekrete. Nuk kishte asnjë dyshim për vërtetësinë e tyre. Kjo përfshin materiale të tilla tepër ngarkuese si video “Vrasja kolaterale” e publikuar në prill 2010. Ai tregon se si dymbëdhjetë civilë, duke përfshirë dy gazetarë të Reuters, u qëlluan për vdekje nga një helikopter Apache në Bagdad në 2007. Dy fëmijë mbijetuan me plagë të rënda. “Ditarët e Luftës Afgane” të botuar në vjeshtën e vitit 2010 tregojnë se nga 109.000 vdekjet e regjistruara të luftës në Afganistan midis 2004 dhe 2010, rreth dy të tretat ishin civilë.
Krimet e luftës janë krime ? pavarësisht se kush i kryen ato
Kujtimi i këtyre krimeve të luftës sot nuk i vë në diskutim krimet aktuale të Rusisë apo diktaturave të tjera. Ajo synon vetëm të theksojë se të drejtat janë të pandashme dhe se duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Ndërsa krimet e luftës kur denoncohen duhet të ndiqen si krime lufte, pa marrë parasysh se kush i kryen ato. Duhet të jetë shqetësuese që askush nuk është ndjekur penalisht në lidhje me krimet e luftës, të zbuluara nga Wikileaks – përveç atij që i zbuloi: Julian Assange.
Pothuajse çdo organizatë e të drejtave të njeriut, nga Amnesty International e deri te PEN ndërkombëtare dhe Reporterët pa Kufij, kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Julian Assange. Në fillim të majit, 37 deputetë të Bundestagut gjerman kërkuan lirimin e themeluesit të Wikileaks, në një letër të hapur drejtuar ministres së Brendshme britanike Priti Patel, e në mes të majit edhe 45 anëtarëve të Parlamentit Evropian.
Ballafaqimi me Julian Assange është bërë një tregues i asaj se çfarë ia vlen liria e shumëpërfolur e shtypit, çfarë janë liritë civile. Ecuria e deritanishme e procesit nuk është ndonjë provë e mirë./DW
Në një kërkesë të përbashkët drejtuar komisionit buxhetor të...
Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Na...
Një alarm për bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishti...
Dhomat e Specializuara në Hagë do të shpallin vendimin më 18...
Finlanda dhe Suedia zyrtarisht kanë aplikuar që të anëtarëso...
Shefi për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ngr...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po pengon përpjekjet e ...
Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, Bjellorusia k...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është e pamundur për ...
Ushtria e Ukrainës vazhdoi të martën përpjekjet për të evaku...
Drejtësia greke vendosi burg të përjetshëm për Babis Anagnos...
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, nënshkroi sot apli...
Rritja e shpejtë e çmimeve në pothuajse të gjitha fushat e j...
Për shkak të luftës në Ukrainë Komisioni i BE-së e ka ulur n...
Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga COVID-19 arriti ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sërish ka shpreh...
Politikania centriste, Elisabeth Borne, është emëruar kryemi...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ...
Të paktën dhjetë civilë janë vrarë nga granatimet ruse në nj...
Presidenti finlandez Sauli Niinistö ka zhvilluar një bisedë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...