Alarm i rremë për bombë në Universitetin e Prishtinës/ “Ngrihet në këmbë” policia
Një alarm për bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishti...
Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, duke i dënuar me katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
“Në emër të popullit të Kosovës, trupi gjykues ju shpall ju fajtor për: pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pengim të personave zyrtarë përmes pjesëmarrjes në grupe, frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të informacionit të fshehtë dhe shkelje nëpërmjet zbulimit të identitetit dhe informacioneve për dëshmitarët e mbrojtur”, tha gjykatësi Charles Smith III.
Gucati dhe Haradinaj u shpallën të pafajshëm për akuzën e hakmarrjes.
Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Gucati dhe Haradinaj, u akuzuan nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Gjykatësi Charles Smith III, gjatë paraqitjes së përmbledhjes së trupit gjykues për rastintha se ky rast tregon më së miri arsyen se pse është krijuar Gjykata Speciale.
Ai tha se mbrojtja e dëshmitarëve është e rëndësishme, pasi pa ta, “nuk mund të ketë drejtësi për viktimat apo për shoqërinë në përgjithësi. Veprimet e të akuzuarve i rrezikuan në themel këto”.
Ai tha se trupi gjykues është bindur se të akuzuarit kanë kryer veprat penale të zbulimit të informacionit të mbrojtur dhe kanë pasur synim të drejtpërdrejtë zbulimin e identitetit të dëshmitarëve dhe dëshmitarëve të mundshëm të Dhomave të Specializuara.
?Megjithatë, trupi gjykues nuk është bindur se pamundësuan apo penguan shumë hetimet e ZPS-së?, tha gjykatësi.
Me zbulimin e emrave të dëshmitarëve, por edhe me deklaratat e tyre, tha gjykatësi, Gucati dhe Haradinaj, kanë shkaktuar kërcënim të rëndë me synim që të frikësonin dëshmitarët.
Ndërkaq, sa i përket akuzës se me veprimet e tyre, të akuzuarit kanë dashur të hakmerren, gjykatësi tha se ZPS-ja ka dështuar që të vërtetojë se është kryer kjo vepër penale.
Me veprimet e tyre, tha gjykatësi, Gucati dhe Haradinaj kanë tentuar të pengojnë zyrtarët e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar që të kryenin detyrat e tyre zyrtare. Gjykatësi tha se ata vepruan në grup për të penguar punën e Gjykatës Speciale.
Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale.
Në aktakuzë thuhet se këto dokumente, kopje të të cilave u janë shpërndarë gazetarëve në tri konferenca për media, kanë pasur edhe emra të dëshmitarëve potencialë, të cilët mund të dëshmonin kundër ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë edhe në rastin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./REL
Një alarm për bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishti...
Dhomat e Specializuara në Hagë do të shpallin vendimin më 18...
Finlanda dhe Suedia zyrtarisht kanë aplikuar që të anëtarëso...
Shefi për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ngr...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po pengon përpjekjet e ...
Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, Bjellorusia k...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është e pamundur për ...
Ushtria e Ukrainës vazhdoi të martën përpjekjet për të evaku...
Drejtësia greke vendosi burg të përjetshëm për Babis Anagnos...
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, nënshkroi sot apli...
Rritja e shpejtë e çmimeve në pothuajse të gjitha fushat e j...
Për shkak të luftës në Ukrainë Komisioni i BE-së e ka ulur n...
Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga COVID-19 arriti ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sërish ka shpreh...
Politikania centriste, Elisabeth Borne, është emëruar kryemi...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ...
Të paktën dhjetë civilë janë vrarë nga granatimet ruse në nj...
Presidenti finlandez Sauli Niinistö ka zhvilluar një bisedë ...
Qeveria e Suedisë mori vendimin zyrtar të hënën për të paraq...
Një valë e të nxehtit ka përfshirë veriun e Indisë, me tempe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...