web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Goditën" Saimir Tahirin, Adriatik Llallën dhe Lefter Kokën/ Yuri Kim del në krah të Arben Krajës

13 Maj 2022, 07:45, Aktualitet CNA

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, gjatë një interviste në “Open”, ka deklaruar se SPAK-u, ka dhënë rezultate, dhe për këtë sipas saj ka fakte.

?Njerëzit që kanë agjenda politike mund të flasin sa të duan se s?ka ndodhur asgjë, apo peshq të vegjël apo kjo e ajo. Njerëzit e zakonshëm kanë sy, veshë dhe trurin e tyre dhe mund ta shohin ç?po ndodh?, ka thënë Kim.

Më tej ajo ka radhitur emrat e zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe grupeve kriminale të godituara nga SPAK-u.  

?Ja faktet: çështjet kundër grupit të Emiljano Shullazit, kundër grupit Avdyli ? ky është grupi i Shijakut, grupi i Petrit Sulejmanit, grupi i Esat Mehmetit, grupi i Admir Hoxhës, dhe grupi Ndoka u dënuan me vendime të formës së prerë. Grupe të tjera kriminale të rrezikshme janë nën hetim dhe gjykim. Grupi i Durrësit, grupi famëkeq i Durrësit është në gjykatë. Kur thoni se shkojnë pas të vegjëlve, ju vë në dukje këtë: ish-Ministri i Brendshëm, ish-Prokurori i Përgjithshëm, dy ish-kryebashkiakë janë dënuar me vendim të formës së prerë. S?ka pikëpyetje, janë dënuar. Një ish-Ministër i Mjedisit, një deputet në detyrë, dhe shumë zyrtarë të tjerë, në ministri të ndryshme janë nën hetim për çështjen e inceneratorëve. Gjykatës dhe prokurorë u dënuan nga gjykata e shkallës së parë për kundravajtjen penale të korrupsionit, s?po përmend emra, mund t?i kërkoni vetë. Gjykata e shkallës së parë dënoi të gjithë strukturën qendrore të shtetit që kryente prokurimet publike në emër të të gjitha institucioneve shtetërore ? kjo ka lidhje me tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit. Janë në gjyq për korrupsion, shpërdorim detyre, dhe deklarim të rremë të të ardhurave. Të tjerë gjykatës dhe prokurorë po ashtu janë nën hetim. Tre kryebashkiakë janë në gjyq tani. 190,000 metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit u konfiskuan. Disa çështje të tjera penale janë nën hetim për shpërdorim kryer kundër pronave të tjera publike. Po ju them disa statistika vetëm nga viti 2021: u kryen 715 procedime penale kundër 519 të dyshuarve; 239 persona të akuzuar u çuan në gjyq, nga të cilët 84 për krim të organizuar, 96 për korrupsion, 59 për kundravajtje të tjera; u dënuan 230 të pandehur, nga të cilët 94 për krim të organizuar dhe 136 për korrupsion dhe kundravajtje të lidhura me të; asete me vlerë mbi 70 milionë euro janë konfiskuar dhe transferuar te shteti për t?u përdorur nga publiku. Këto janë fakte reale. Këto janë fakte reale dhe nëse i krahason këto të dhëna me të mëparshmet, mendoj është shumë e qartë se po ndodh përparim dhe njerëzit e zakonshëm e kuptojnë këtë?, është shprehur Kim./CNA.al





Lajmet e fundit nga