web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sportelet online dhe shqetësimi i qytetarëve/ Gazetarja: Ka një gabim dhe keqkuptim të madh

10 Maj 2022, 16:42, Aktualitet CNA

Shërbimet kryesore të administratës prej 10 ditësh nuk ofrohen në sportele, por vetëm online përmes platformës e-Albania.

Kjo ka bërë që një pjesë e madhe e qytetarëve të përballen me vështirësi, duke i bërë ata që t’i drejtohen privatit.

Lidhur me këtë, ka reaguar gazetarja Ola Xama, e cila në një postim në rrjetin social Facebook, ka dënuar vendimin e Ministrisë së Financave, e cila ka aktivizuar Inspektoriatin e Mbikëqyrjes së Tregut për të gjobitur bizneset që ofrojnë këto shërbime.

Ajo shkruan se në këtë mes ka një gabim dhe një keqkuptim të madh. Gazetarja thekson se kur një produkt në treg kërkohet dhe nuk ofrohet nga administrata, atëherë qytetarët do t’i drejtohen privatit për ta përfituar.

Reagimi i plotë:  

Prej 10 ditesh sherbimet kryesore te administrates ne sportele ofrohen online.

Mbyllja e ketyre sherbimeve ka detyruar nje pjese te qytetareve qe t?u drejtohen bizneseve private per te kryer procedurat dhe per te marre dokumentat qe duhen.

Kjo dukuri ka ngritur shqetesim publik nga media, ndersa vete Ministria e Financave dhe Ekonomise ka aktivizuar Inspektoriatin e Mbikeqyrjes se Tregut per te bere kontrolle dhe te gjobite bizneset qe ofrojne keto sherbime.

Ketu ka nje gabim dhe nje keqkuptim te madh: nese nje produkt ne treg kerkohet dhe nuk ofrohet nga administrata, kete mungese patjeter qe do ta plotesoje privati.

A mund te rrije dot dikush pa marre certefikate, vertetime, deshmi etj., nese jane dokumente te domosdoshme jetike? Pergjigjja eshte jo.

Atehere si do t?i siguroje ai qytetar qe nuk ka mundesi ose nuk di t?i perdore keto sherbime?Do te duhet te lidhe kontrate interneti, te paguaje internet, kompjuter, printer, leter, boje, te kerkoje ndihme nga nje i afert dhe te marre sherbimin qe do. Te gjitha keto kerkojne fillimisht nje kosto prej te pakten 300 euro per ate qe nuk i ka, dhe 20 euro ne muaj me pas per pagesat mujore te internetit, letres dhe bojes.

Qe te mos paguaje keto, dokumentat qe i duhen shkon dhe i sigurin ne nje biznes privat, i cili po ashtu ka shpenzime qiraje, interneti, pajisjesh, taksa dhe ore pune. Duke qene se ai e ofron ne volum me te madh, kosto per produkt (dokument) del me e lire se sa dikush qe nuk ka internet dhe kompjuter ne shtepi qe te nisa ta beje investimin nga e para.

Keshtuqe ose hapni nje pjese te sporteleve per ata qe nuk kane mundesi dhe nuk dine te marrin sherbimet, dhe per ata qe dine mbajni online, ose vazhdoni dhe mbajni mbyllur por mos nisni me gjuetine e shtrigave te gjobisni bizneset.

Minimalisht lerini t?i faturojne sherbimet dhe te paguajne taksat, ose do te heqin reklamat dhe serish sherbimet do te ofrohen ne te zeze./CNA.al





Lajmet e fundit nga