web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëvrasja e Ilvi Metës/ Çuçi: Deputetët që nuk binden të bëjnë hetim parlamentar

9 Maj 2022, 15:54, Politikë CNA

Pas deklaratës dhe hijeve të dyshimit të ngritura nga deputetja e Partisë Demokratike Grida Dujma, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u ngrit në foltore për çështjen e vrasjes së Ilvi Metës.

Çuçi tha se autoritetet i kanë shkuar deri në fund hetimit, ndërsa deklaroi se deputetët që nuk janë të bindur të bëjnë hetim parlamentar.

Ministri theksoi nga foltorja e Parlamentit se tre inspektorë ndodhen para drejtësisë për neglizhencë.

?Për rastin kanë qenë edhe dy përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe kanë qenë në inspektim në dhomat e ndalimit të kom të Kavajës. Ato dhoma, në raport thuhet se janë plotësisht në përputhje me standartet ligjore.

Të gjithë bashkë të përpiqemi të largohemi nga kjo retorikë, sepse nuk i shërben Shqipërisë. I ftoj deputetët që pasi të mbarojnë hetimet, të bëjnë hetim parlamentar nëse nuk binden që ajo ngjarje nuk ka të bëjë me asnjë nga aludimet që ju bëni. Akuzoni shumë rëndë struktura të policisë së Kavajës sikur janë kriminelë e vrasës.

Ta lëmë pas këtë retorikë të vjetër. Ju si përfaqësuese relativisht e re e këtij Parlamenti, të jeni në pararojë të shkëputjes nga kjo retorikë. Janë dy mjekë ligjorë që kanë kanë bërë raportin? Neglizhencë fatkeqe për të ndjerin Meta, janë të filmuara, çdo sekuencë që nga momenti kur i ndjeri është ndaluar nga policia me vendim gjykate? Ju ftoj të shihni filmimit, i keni te raporti i Avokatit të Popullit,? tha ndër të tjera Çuçi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga