E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Pas debatesh të zgjatura, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e paraqiti propozimin për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës në Parlamentin Europian të mërkurën. E re është lista e oficerëve dhe personave që në Butça “kanë kryer krime lufte” dhe ata që janë përgjegjës për pushtimin çnjerëzor të Mariupolit. Sberbank, si edhe dy banka të tjera do të përjashtohen nga sistemi i pagesave Swift e me këtë shkyçet sektori financiar rus nga sistemi global. Mbetet vetëm Gazprom-Bank, përmes së cilës kryhen pagesat për energjinë. Tri televizione shtetërore ruse janë në listën e sanksioneve.
Po thelbi i kësaj pakete është bojkoti me faza i importeve ruse të naftës. Bëhet fjalë për një ndalim të plotë të importeve të naftës ruse, qoftë kjo përmes rrugës detare apo tubacioneve, sipas propozimit të Komisionit Europian. Nafta do të duhet të bllokohet brenda 6 muajsh, produktet e rafinerisë deri në fund të vitit.
Në një kohë që Gjermania ishte një frenuese fillimisht e bojkoteve energjitike, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, sinjalizoi në fillim të javës kthesën në Berlin dhe e quan të mundur embargon e naftës me gjithë disa vështirësi. Kundërshtime erdhën nga Hungaria, Sllovakia dhe Austria, të tria këto vende janë të varura plotësisht ose në masë të madhe nga importet e naftës ruse. Për Budapestin dhe Bratislavën për këtë arsye do të ketë përjashtime. Qeveria në Budapest reagoi pas propozimit të BE-së duke thënë se nuk shikohet në propozim një plan, se si garantohet siguria energjitike e Rusisë. Më parë Viktor Orban, i afërt me presidentin rus, kishte thënë, se ai nuk e ka fjalën për ta kundërshtuar politikisht bojkotin.
Partitë politike në Parlamentin Europian e përshëndetën bojkotin e paralajmëruar. Jens Geier nga socialdemokratët u shpreh se shkëputja me disa faza nga nafta ruse i jep kohë ekonomisë të gjejë alternativa dhe zbut pasojat sociale. Qeveritë duhet të kenë kujdes nga efektet anësore “si rritja e çmimeve dhe dëmet në sektorët kritikë të ekonomisë”. Sergey Lagodinksy, eurodeputet i Të Gjelbërve, u shpreh se bojkoti i naftës do ta godasë ndjeshëm Rusinë dhe tregon se BE-ja e ka seriozisht. Por një embargo e tillë e energjisë duhet t’i zbusë efektet sociale të rritjes së çmimeve. Megjithatë, Europa mundet dhe duhet të paguajë çmimin, sepse bëhet fjalë për kredibilitetin e saj përballë Putinit. Beata Szidlo, eurodeputete e partisë qeverisëse në Poloni, PiS kritikoi vonesën e kësaj pakete dhe kërkoi që vendime të tilla të zbatohen plotësisht nga të gjithë.
Por a e godet embargoja me disa faza ekonominë e luftës së Putinit, ashtu siç e parashikojnë europianët? Instituti i Ekonomisë së Energjisë, “Rystad Energy” vlerëson se me gjithë rëniet e pritshme të prodhimit të naftës ruse në këtë vit, të ardhurat e Rusisë do të rriten për shkak të rritjes së çmimeve të naftës në 180 miliardë dollarë. Kjo është gati gjysma më shumë se në vitin e kaluar e megjithëse prodhimi që nga fillimi i luftës ka rënë me 1,6 miliardë fuçi. “Në këtë fazë të parë të sanksioneve dhe embargos, Rusia do të ketë përfitimin nga rritja e çmimit të viteve të kaluara”, vlerëson analistja e ekonomisë, Daria Melnik. Por në plan afatmesëm prodhimi dhe të ardhurat e Moskës do të bien, sepse riorientimi për blerës në tregjet e Azisë do të kërkojë kohë dhe investime masive infrastrukturore. Sipas ekspertëve vetëm nga mesi i vitit të ardhshëm, prodhimi i naftës në Rusi do të rehabilitohet.
“Financial Times” shkruan se do të jetë i vështirë zbatimi i embargos së naftës, “pa i rritur shumë çmimet në tregjet botërore, që mund të çojnë në rënie të fortë të ekonomisë botërore”. Nuk ka shumë naftë në dispozicion në tregun botëror dhe nuk është e sigurtë nëse OPEC-u dhe prodhuesit e mëdhenj si Arabia Saudite janë të gatshëm të zëvendësojnë naftën ruse. Thjesht njoftimi që erdhi nga BE-ja për embargon e rriti çmimin me 3%.
Edhe ekspertë të Institutit të Brukselit, Bruegel kanë dyshime në efektin e embargos së naftës. Guntram Wolff dhe Simone Tagliapietra kujtojnë se rritja e pritshme e çmimeve, madje mund ta mbikompensojë uljen e eksporteve të naftës. Këtë efekt afatshkurtër Moska mund ta përdorë për qytetarët e saj, sepse buxheti shtetëror financohet gati në gjysmën e tij nga eksportet e energjisë. Vetëm një embargo e energjisë e plotë dhe e menjëhershme do të kishte efekt të fortë, thuhet nga ekonomistët, sepse shkëpuja me disa faza nga nafta ruse, i jep kohë Rusisë t’i riorentojë eksportet e saj. Gjobat në dogana madje do të ishin më me efekt, “sepse ato mund të përshtaten sipas zhvillimit politik”, dhe ato mund të përdoren për rindërtimin e Ukrainës thuhet nga ekspertët. Edhe Greenpeace shpehet se shkëputja e ngadalshme nga nafta i jep shumë kohë Rusisë për alternativa./ DW
Sondazhi: Sipërmarrjet gjermane e kanë të vështirë të zëvend...
Rusia ka njoftuar për dëbimin e shtatë personave nga Ambasad...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbis...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, rezultoi pozit...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova, së shpej...
Hungaria nuk mund të mbështesë një embargo të propozuar nga ...
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë druri në Gre...
Qeveria e Gjermanisë konfirmoi se mbështet anëtarësimin e Ko...
Pekini ka mbyllur rreth 10 për qind të stacioneve të saj të ...
Ursula Von Der Leyen ka bërë me dije se BE po vendos paketën...
Për të zbutur inflacionin e lartë dhe rritjen e çmimit të en...
250 vetë janë arrestuar në kryeqytetin armen, Erivan, pas pr...
Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusis...
Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se askush nuk mund të ...
Papa Françesku ka dhënë një intervistë për gazetën italiane ...
Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara mund të shfuqizojë ve...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të bëjë të ditu...
Prekëse. E rrallë por edhe ndodh. Dashuria mbizotëron edhe n...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ishte në P...
Teatri i Operas Bolshoi në Moskë, njoftoi se do të anulojë s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...