E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë lidhur me sulmin kundër Ukrainës. Në qendër do të jetë industria e naftës, më shumë banka ruse dhe ata që janë përgjegjës për dezinformimin, tha të martën kryediplomati i BE-së.
“Ne po punojmë për paketën e gjashtë të sanksioneve që synon të heqë edhe më shumë banka (ruse) nga sistemi SWIFT, do të listojë aktorët e dezinformimit e të godasë importet e naftës“, shkruante në një postim në Twitter Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme në BE.
Sipas zyrtarëve evropianë raundi më i fundit i sanksioneve do të prekë gjithashtu ?Sberbank SBER.MM?, huadhënësi kryesor i Rusisë, duke e shtuar atë në listën e disa banka që tashmë janë përjashtuar nga sistemi SWIFT, i cili lehtëson pagesat ndërkombëtare.
Zoti Borrell tha se masat e propozuara kundër Rusisë, e cila sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, do t’i paraqiten për miratim 27 vendeve anëtare të BE-së.
Zyrtarët thanë se Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pritet të përshkruajë sanksionet e reja të propozuara të mërkurën dhe se ato do të përfshijnë një ndalim të importeve të naftës ruse deri në fund të këtij viti.
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi Perëndimin të martën se ai mund t’i ndërpresë eksportet e mos respektoje marrëveshjet si përgjigje ndaj barrës së sanksioneve të vendosuar nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.
Një embargo ndaj naftës ruse do t’i hiqte Moskës një burim të madh të ardhurash, por arritja e një marrëveshjeje për këtë masë ka ndarë vendet e bllokut evropian, të cilat sigurojnë 26% të importeve të naftës, nga Rusia.
Hungaria dhe Gjermania ishin ndër vendet që kishin rezerva ndaj një embargoje të naftës. Ndër shqetësimet e tyre ishte se rritja e çmimeve të energjisë do të dëmtonte ekonomitë e BE-së, që tashmë po përballen me inflacionin.
Rezistenca ndaj një ndalimi të importit të naftës u zbeh gjatë javës së kaluar me arritjen e një marrëveshjeje që do të ofronte përjashtime për Sllovakinë dhe Hungarinë, thanë diplomatët për agjencinë e lajmeve Reuters, dy vende këto shumë të varura nga nafta e papërpunuar ruse.
Sipas Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, vendet e BE-së i kanë paguar më shumë se 47.43 miliardë dollarë Rusisë për gaz dhe naftë që kur ajo nisi sulmin në Ukrainë./voa
Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se askush nuk mund të ...
Papa Françesku ka dhënë një intervistë për gazetën italiane ...
Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara mund të shfuqizojë ve...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të bëjë të ditu...
Prekëse. E rrallë por edhe ndodh. Dashuria mbizotëron edhe n...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ishte në P...
Teatri i Operas Bolshoi në Moskë, njoftoi se do të anulojë s...
Zyrtarët ukrainas thanë se presin që të hënën të evakuohen m...
Zelanda e Re ka rihapur kufijtë e saj për më shumë vizitorë ...
Në Europë ka luftë. Luftë agresore e Rusisë kundër Ukrainës....
Rreth 100 civilë ukrainas, të evakuuar nga Mariupoli, pritet...
Pas shfaqjes radhazi të rasteve me hepatit akut në Europë, S...
Gjermania do të kërkojë që në paketën e gjashtë të sanksione...
Rusia nuk synon t’i japë fund luftës në Ukrainë deri në Ditë...
Italia dhe Greqia kanë lehtësuar masat kufizuese për COVID-1...
Dhjetëra protestues u arrestuan nga policia në Stamboll të T...
Gjermania ka ngritur një çështje kundër Italisë në Gjykatën ...
Papa Françesku ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe e ka ...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara...
Nga sot Khersoni i pushtuar nga forcat ruse do të përdorë mo...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...