Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Sondazhi: Sipërmarrjet gjermane e kanë të vështirë të zëvendësojnë importet nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia. Megjithatë, pak sipërmarrje ndihen të rrezikuara për ekzistencën e tyre.
Vetëm një pakicë e ndërmarrjeve gjermane që kanë pas punuar më parë me furnizues nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia kanë arritur të kalojnë në afat të shkurtër te furnizues të tjerë. Vetëm 13,8 për qind e ndërmarrjeve industriale gjermane janë në gjendje ta ndërrojnë plotësisht në afat të shkurtër burimin e furnizimit, që ndodhet në vendet e prekura. Kjo bëhet e ditur nga një sondazh i publikuar ditën e martë (03.05) nga Instituti Ifo, në Mynih. Për 43,4 për qind të ndërmarrjeve kjo gjë ka qenë pjesërisht e mundur. 16,3 për qind janë përgjigjur se përdorimi i burimeve të tjera të furnizimit nuk është ekonomik. Dhe 13,8 për qind kanë deklaruar se kjo nuk është fare e mundur.
“Ndërrimi i burimeve të furnizimit u shkakton shumë shqetësime ndërmarrjeve?, thotë analisti i Ifo-s, Klaus Wohlrabe, lidhur me rezultatin e sondazhit. “Shpesh, zinxhirët e furnizimit dhe proceset e prodhimit, që janë provuar me vite të tëra nuk mund të riorganizohen në një afat të shkurtër”.
Në tregtinë me shumicë vetëm 7,4 për qind deklarojnë se është krejtësisht e mundur të gjenden burime të reja importi, sipas Ifo-s. 42,0 për qind mendojnë se kjo është pjesërisht e mundur. Për 16,0 për qind ndërrimi i burimeve të furnizimit nuk është ekonomik dhe 17,3 për qind thonë se nuk është e mundur.
Shumë ndërmarrje preken indirekt, sepse furnizuesit e tyre marrin importe nga Rusia. ?Përveç kësaj, shpesh ekzistojnë pasiguri, nëse një ndërmarrje është prekur mbase nga sanksionet, dhe sa shumë është prekur”, thotë Wohlrabe.
Megjithëse kriza e Coronës është duke marrë fund në Europë, ekonomia e ndërmarrjeve gjermane të nivelit të mesëm vazhdon të vuajë nga problemet e zinxhirëve të furnizimit. Vërtet që pjesa e firmave të prekura nga mungesa e materialeve është ulur nga 48 për qind në muajin shtator në 42 për qind në muajin mars, siç bëri të ditur ditën e hënë (02.05) Banka shtetërore për rindërtim, KfW.
Por kjo ka të bëjë shumë me sektorin e shërbimeve, i cili varet më pak nga furnizimet sesa sektorët e tjerë të ekonomisë. Në ndërmarrjet përpunuese dhe të ndërtimit, pjesa e ndërmarrjeve të prekura nga mungesat vazhdon të jetë 78 për qind. Në tregtinë me shumicë dhe pakicë, kjo pjesë është rritur madje me pesë për qind që nga vjeshta, duke arritur në 68 për qind.
Sipas krye-ekonomistes së Bankës së rindërtimit, KfW, Fritzi Köhler-Geib, këtu duket se luan një rol fakti që në tregtinë globale të mallrave ka probleme logjistike në porte dhe te ndërmarrjet e transportit për shkak të izolimit të Kinës gjatë strategjisë “zero Covid?.
Pikërisht në një kohë që kërkesat rriten: “Kjo bën që zinxhirrët e furnizimit të stresohen”, thotë ekonomistja.
Gërshetimet direkte ekonomike të ndërmarrjeve të mesme gjermane me Rusinë dhe Ukrainën janë relativisht të vogla: ?Por, duhet pasur parasysh se aktualisht ndonjë embargo gazi apo ndalimi i furnizimit me gaz qëndron si shpata e Demokleut ndaj të gjitha zhvillimeve”.
Atmosfera e ekonomisë së mesme dhe e ndërmarrjeve të mëdha vuan prej pasigurisë së madhe, se si do të ndikojnë mbi ekonominë lufta e Ukrainës dhe sanksionet perëndimore.
Rusia filloi më 24 shkurt sulmin ndaj Ukrainës. Shtetet perëndimore dhe vendet e tyre partnere reaguan me sanksione, edhe kundër Bjellorusisë si aleate e Rusisë. Aktualisht nga shtetet e BE-së diskutohet ashpërsimi i sanksioneve.
Ministri federal i Ekonomisë, Robert Habeck, i sheh ndërmarrjet gjermane, të rënduara nga çmimet e larta të energjisë në kuadër të luftës, në një lloj faze “staccato”. Mungojnë forcat e specializuara, zinxhirët e furnizimit nuk funksionojnë më si duhet.
“Kjo do të thotë se nuk ecën çdo gjë si në vaj, por herë pas here vijnë lëndë të para, dhe prodhohet, pastaj furnizimi ndalon?, tha politikani i Partisë ekologjiste në fillim të javës.
Me gjithë perspektivën e paqartë ekonomike është larguar frika e ekzistencës nga shumë firma gjermane. Pas heqjes së kufizimeve të Coronës, shumë më pak firma janë të shqetësuara për vazhdimin e ekzistencën në krahasim me fillimin e vitit, bëri të ditur ditën e hënë instututi Ifo, i Mynihut.
Që prej fillimit të vitit, sipas Ifo-s, numri i firmave që tremben për mbijetesën ka rënë. Kështu, aktualisht 7,1 për qind e firmave e shohin ekzistencën e tyre të rrezikuar, ndërkohë që në janar kjo shifër ka qenë 13, 7 për qind, pra gati dyfishi më shumë. Megjithatë, vazhdojnë ende të ekzistojnë ndryshime të mëdha me kohën para Coronës, kjo në varësi të sektorit. Në gastronomi dhe hoteleri dhe në sektorin e organizimit të aktiviteteve, gati 25 për qind e firmave kanë frikëra ekzistenciale, thekson instituti Ifo. Për të nxjerrë parashikimet e tyre për koniunkturën, analistët e Mynihut që merren me studimin e koniunkturës, pyesin rregullisht një numër katëshifror firmash gjermane./ DW
Rusia ka njoftuar për dëbimin e shtatë personave nga Ambasad...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbis...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, rezultoi pozit...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova, së shpej...
Hungaria nuk mund të mbështesë një embargo të propozuar nga ...
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë druri në Gre...
Qeveria e Gjermanisë konfirmoi se mbështet anëtarësimin e Ko...
Pekini ka mbyllur rreth 10 për qind të stacioneve të saj të ...
Ursula Von Der Leyen ka bërë me dije se BE po vendos paketën...
Për të zbutur inflacionin e lartë dhe rritjen e çmimit të en...
250 vetë janë arrestuar në kryeqytetin armen, Erivan, pas pr...
Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusis...
Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se askush nuk mund të ...
Papa Françesku ka dhënë një intervistë për gazetën italiane ...
Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara mund të shfuqizojë ve...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të bëjë të ditu...
Prekëse. E rrallë por edhe ndodh. Dashuria mbizotëron edhe n...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ishte në P...
Teatri i Operas Bolshoi në Moskë, njoftoi se do të anulojë s...
Zyrtarët ukrainas thanë se presin që të hënën të evakuohen m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...