Ngjarja tragjike në Kavajë/ Dëshmia që hedh dyshimet e forta mbi vdekjen e të riut
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar në lidhje me ngjarj...
Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë të pakënaqur me demokracinë shqiptare dhe funksionimin aktual të saj.
Kjo është një nga gjetjet kryesore në anketimin kombëtar ?Shqipëria në Kuvendim?, publikuar të premten nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Sipas anketimit, mbi 60 për qind e qytetarëve pohuan se janë pak dhe aspak të kënaqur me mënyrën se si funksionon demokracia në Shqipëri.
?Qytetarët i konsiderojnë partitë politike si institucionet më pak të besueshme në Shqipëri, ndaj ka një rëndësi të madhe forcimi i demokracisë së brendshme i partive dhe i demokracisë në tërësi, e cila vlerësohet si regjim hibrid e në tranzicion nga Organizata Freedom House? – thotë autori kryesor i studimit, Gjergj Vurmo.
Anketimi zbuloi zhgënjimin e gjerë të qytetarëve nga politika. Afro 70 për qind e qytetarëve të anketuar nuk besojnë se parlamenti bën punët e duhura.
Ata shprehën interes të lartë që të gjithë projektligjet duhen konsultuar me qytetarët dhe grupet e interesit, pavarësisht nga kostot dhe kohëzgjatja e procesit.
Sipas anketimit, pjesa më e madhe, rreth 70 për qind e qytetarëve janë mesatarisht dhe pak të interesuar për politikën, dhe një pjesë nuk kanë aspak interes për të. Vetëm 13% e tyre tregojnë se janë shumë të interesuar për politikën.
Por kur vjen pyetja për pjesëmarrjen në zgjedhjet e fundit, grafiku është krejt i përmbysur; mbi 75 për qind, ose tre nga katër të anketuar pohojnë se votuan në zgjedhjet parlamentare më 25 prill 2021.
Mbi 60 për qind e të anketuarve përgjigjen se mbikëqyrjen e financimit të partive politike duhet ta bëjë parlamenti, KQZ-ja dhe Kontrolli i Shtetit.
?Qytetarët shprehin një besim të ulët tek sistemi i tanishëm zgjedhor dhe shumica e tyre mendojnë se ai nuk pasqyron plotësisht vullnetin e qytetarëve. Ky nivel i ulët besimi tek sistemi sjell edhe skepticizmin e madh të publikut ndaj deputetëve dhe politikanëve? ? thotë Besiana Kuçi, bashkautore e studimit.
Më shumë se gjysma e të anketuarve mendojnë se deputetët njohin pak dhe aspak shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve.
Megjithatë edhe këtu ka një raport të përmbysur: më shumë se gjysma e qytetarëve pohojnë se janë të gatshëm që të takohen me deputetë dhe politikanë.
Një pjesë e vogël janë në dijeni se është miratuar një ligj për ndryshimet klimatike dhe shpreh mirëkuptim për këtë temë, ndërsa pjesa më e madhe janë më të ndjeshëm ndaj ndotjes së mjedisit.
Nga anketimi doli se pjesa më e madhe e qytetarëve janë të hapur për të lexuar dhe për të dëgjuar opinione të kundërta dhe këndvështrime të ndryshme ndaj çështjeve politike, por më pak se gjysma e tyre është e hapur për të ndryshuar aspekte të bindjeve personale politike.
Votimi i Diasporës është një çështje e ndjeshme, temë e anketës, pasi ka qenë burim i shumë parregullsive në zgjedhje gjatë tre dekadave të fundit. Nevojitet konsensus i gjerë politik për realizimin e këtij procesi, pohojnë autorët.
Pjesa më e madhe e të anketuarve nuk dinë nëse diaspora ka të drejtën ligjore për të votuar në zgjedhje, por shumica e qytetarëve dëshirojnë që kjo e drejtë e diasporës të bëhet realitet dhe ata ta thonë fjalën e tyre në zgjedhje.
Shqipëria është vendi me një nga diasporat më të mëdha në botë. Më shumë se një e treta e shtetasve të saj jetojnë në mënyrë të përhershme jashtë vendit. Por edhe pse e kanë emrin në Regjistrin e Zgjedhësve, e vetmja mënyrë që të votojnë, është që të vijnë fizikisht në Shqipëri.
Ritmet e larta të emigrimit kanë vazhduar dhe pritet që emigrimi i shqiptarëve të vazhdojë me ritme të larta në vitet e ardhshme, megjithatë ata tregojnë mbështetje të madhe që të jepen paga më të larta për shqiptarët sesa që të importohen imigrantë të huaj./ VOA
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar në lidhje me ngjarj...
Kryeministri, Edi Rama në një deklaratë për mediat, është sh...
I arrestuar për aferën e inceneratorëve, ish-deputeti social...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se shërb...
Deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se nuk do të kandidojë pë...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin...
Mes figurave politike kryesore në vend, më i pëlqyeri mes sh...
Në selinë e PD, Enkelejd Alibeaj thirri grupin parlamentar p...
Megjithëse serat janë në kulmin e prodhimit të perimeve, në ...
Qeveria shqiptare përmbylli në fund të prillit procedurat li...
Deputeti Gazment Bardhi ka ngritur tonet në fjalën e tij në ...
Deputeti i PD, Ervin Salianji, në një prononcim për mediat p...
Buxheti i shtetit dhe bashkitë vazhdojnë të akumulojnë detyr...
Nis zbatimi konkret i Marrëveshjes së Ekstradimit midis Repu...
Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 1 milion lekësh ...
Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ta p...
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrollev...
Të shtunën me 7 maj dalin emrat e fituesve të Lotarisë Ameri...
Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço në një intervistë ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...