“Egërsohet” Gaz Bardhi/ “Nuk kompleksohemi nga grupi i Berishës”
Deputeti Gazment Bardhi ka ngritur tonet në fjalën e tij në ...
Qeveria shqiptare përmbylli në fund të prillit procedurat ligjore për ndërtimin e një resorti turistik në Gjirin e Manastirit në Sarandë.
Resorti është i pari që pritet të ndërtohet në zonën bregdetare Sarandë -Butrint, një nga zonat më të lakmuara të vendit për ndërtime turistike.
Reth 800 hektarë të kësaj zone bregdetare deri në janar të këtij viti ishin pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, por u hoqën me një vendim qeverie në kuadër të rishikimit të kufijve natyrorë të disa parqeve kombëtare.
Sipërfaqja e hequr së fundi prej 800 hektarësh, në një pjesë të së cilës do të ngrihet ?Manastiri Resort? ishte përfshirë në zonën e Parkut të Butrintit prej vitit 2005 dhe gëzonte statusin e mbrojtur në kategorinë ?B?, ku nuk lejoheshin zhvillime ndërtimore intensive.
Projekti ?Manastiri Resort? që do të zbatohet, fitoi statusin e investimit strategjik në fund të vitit 2021 me një vendim të Komitetit të Investimeve Stategjike që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.
Sipas vendimit të qeverisë vlera e investimit parashikohet 28 milionë Euro, në një sipërfaqe zhvillimi rreth 53 mijë metra katrorë, pronë private, me struktura akomoduese me kapacitet total që variojnë nga 83-100 shtretër, restorant, bar, pishinë e jashtme, etj.
Qeveria ka miratuar në parim edhe lejimin e përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonës së plazhit, për tridhjetë vjet.
?Manastiri Resort? është krijuar së fundmi si subjekt nga palët sipërmarrëse, Shoqëria ALB-STAR dhe Shoqëria ANDI shpk të cilat edhe u pajisën me leje ndërtimi nga qeveria në shkurt të këtij viti.
Në zonën ku do të ndërtohet resorti ishte ndërtuar 23 vite më parë vetëm një hotel, në rreth 200 metra katrorë, i cili u prish vitin e shkuar nga Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit.
Ndërhyrja u bazua në një vendim prishjeje të Bashkisë së Sarandës, ndërsa pronari i hotelit tha se kishte leje ndërtimi të lëshuar në vitin 1999 dhe ishte në proces gjyqësor të papërfunduar për legalizimin e objektit.
Ndërtimet e resorteve turistike apo zhvillimet ndërtimore masive në zonat bregdetare ishin paralajmëruar nga 25 organizata mjedisore dhe 4 profesorë të shkencave të natyrës që kur u rishikua harta e zonave të mbrojtura për disa parqe në janar të këtij viti.
Përmes një reagimi të përbashkët organizatat më të mëdha mjedisore në vend dhe profesorët e shkencave të natyrës Aleko Miho, Ferdinand Bego, Mihallaq Qirjo dhe Spase Shumka pohuan se ?me rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura ‘fshihen’ zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale ?.
?Hapja e rrugës për këto projekte do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme këto zona”, kishin pohuar organizatat dhe profesorët e njohur të shkencave të natyrës.
Ndërtimi i resorteve turistike favorizohet edhe nga një ligj për investimet startegjike, i miratuar në vitin 2015 nga parlamenti i Shqipërisë dhe i projektuar për të tërhequr investime të mëdha.
Sipas një hulumtimi të Agjensisë BIRN, bizneset vendase që synojnë fitimet afatshkurtra kanë korrur shumicën e përfitimeve pasi nga 35 projekte të shënuara si investime strategjike nga viti 2016 deri në vitin 2021, 26 ishin të orientuara drejt turizmit dhe vetëm dy të ardhur plotësisht nga jashtë.
BIRN veçoi si të diskutueshme dy projekte që kishin fituar statusin e investimit strategjik, sipas ligjit të 2015-ës.
Njëri prej projekteve lidhet me një vendim të qeverisë për t`i dhënë leje partneres amerikane të vëllait të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, të merrte në përdorim një plazh në Dhërmi, për 30 vjet.
Ndërsa projekti tjetër lidhet me ndërtimin e një kompleksi turistik me rreth 13.8 milionë euro në Dhërmi i cili do të zhvillohet nga dy kompani, njëra prej të cilave me administrator aktorin shqiptar të humorit Gazmend Paja, i panjohur më parë në sferat e biznesit./voa
Deputeti Gazment Bardhi ka ngritur tonet në fjalën e tij në ...
Deputeti i PD, Ervin Salianji, në një prononcim për mediat p...
Buxheti i shtetit dhe bashkitë vazhdojnë të akumulojnë detyr...
Nis zbatimi konkret i Marrëveshjes së Ekstradimit midis Repu...
Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 1 milion lekësh ...
Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ta p...
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrollev...
Të shtunën me 7 maj dalin emrat e fituesve të Lotarisë Ameri...
Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço në një intervistë ...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se do...
Ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjetikës, Belinda Balluk...
Shqipëria do të kontribuojë për Ukrainën duke marrë pjesë në...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po merr pjesë në Konf...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes tronditëse në K...
Aktivistja, Adriana Kalaja, ka reaguar lidhur me deklaratat ...
Ku ka krime, ku ka dhunë shfaqet Grida Duma, deputetja e Pa...
Sot, në kuadër të 5 majit, Ditës së Dëshmorëve, kreu i Polic...
Pas protestave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka bërë me dije ...
Sot është dita e katërt e protestës në Rinas. Banorët sërish...
Kuvendi i Shqipërisë do të nisë procedurën për zgjedhjen e P...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...