web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“I riu nuk u vetëvra, humbi jetën nga dhuna barbare e policëve”/ Deputeti zbulon detajet e forta

4 Maj 2022, 18:42, Kronika CNA

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar për ngjarjen e Kavajës ku një 31-vjeçar i dha fund jetës në qeli.

Sula shkruan se burime për të konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.

Ai i kërkon Prokurorisë të zbardhë ngjarjen dhe mos lejojë manipulimin e provave.

?Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 28 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës.

Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.

I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga