web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E BUJSHME/ Ka shkëlqyer këtë sezon me zikaltërit, Juventusi gati t’i rrëmbejë Interit titullarin e rëndësishëm

30 Prill 2022, 10:21, Sport CNA

Juventusi ka një ëndërr për sesionin e ardhshëm të merkatos, dhe ai quhet Milan Skriniar.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane ?TuttoSport?, mbrojtësi sllovak, i cili ka shkëlqyer me fanellën e zikaltërve këtë sezon është një ndër objektivat e mëdha të Juventusit të ri që po rindërtohet për të qenë sërish ?padrone? e Italisë.

?Zonja e Vjetër? synon të ?blindojë? prapavijën ku kërkon të formojë për të ardhmen një dyshe ëndrrash Skriniar-De Ligt.

Gjithsesi, një operacion i tillë është shumë i vështirë, në mos i pamundur duke qenë se kontrata e 27-vjeçarit skadon në qershorin e vitit 2023, por edhe se drejtuesit zikaltër nuk do ta kishin ndërmend ta shesin sllovakun veçanërisht te një konkurrent direkt si bardhezinjtë nga Torino.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Interit në Serinë A, Skriniar është aktivizuar në 31 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola dhe nuk ka dhuruar asnjë asist për shokët e skuadrës.





Lajmet e fundit nga