web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ronaldo kthehet fuqishëm, por United bën "paqe" me Chelsean

28 Prill 2022, 20:43, Sport CNA

Mançester Junajtid dhe Çelsi nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në ?Old Trafford?, sfidë e cila luhej për javën e 37-të të Premier Ligës, për arsye se ?Blutë? do të përballen atë javë me Liverpulin në finalen e Kupës FA.

Sfida nisi me një ritëm shumë të ulët, ku skuadrat nuk prodhuan shumë raste dhe golat munguan.

Në pjesën e dytë, diçka ndryshoi dhe të dyja ekipet kërkuan më shumë, me Çelsin që shënoi i pari në minutën e 60?. Por vetëm pas dy minutash, ishte Ronaldo që barazoi çdo gjë.

Kështu Çelsi vazhdon të renditet në vendin e tretë në Premier Ligë, ndërsa Junajtid ende lufton për të arritur Ligën e Kampionëve, me çdo gjë që bëhet akoma më e vështirë për ta.





Lajmet e fundit nga