web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi ngatërron mbiemrin e ministres/ Balla del në mbrojtje të Muzhaqit

28 Prill 2022, 16:07, Politikë CNA

Gjatë fjalimit në Parlament, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ngatërroi mbiemrin e ministres së Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi, të cilës i tha ?Buzhaqi?.

Por kjo nuk është pritur mirë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Deputeti kritikoi Kryemadhin dhe u vu menjëherë në mbrojtje të Muzhaqit.

Balla tha se Muzhaqi është një mbiemër i madh që vjen nga Muzakajt. Sipas tij, paraardhësit me mbiemrin Muzhaqi kanë luftuar shumë për Shqipërinë dhe e kanë vuajtur shumë diktaturën.

?Meqënëse Borën e kam patrioten time, e dashur Monikë, besoj më mirëkupton se jemi kolegë të vjetër. Muzhaqi është një mbiemër i madh dhe i uroj Borës ta justifikojë mbiemrin që mban dhe do kërkoja që askush të mos keqinterpretojë mbiemrat. Loja me mbiemrat nuk i shkon askujt. Besoj ishte një keqkuptim i vogël. Sa për Muzhaqin, vjen nga Muzakajt, që kanë luftuar shumë për Shqipërinë. Fisi nga vjen Bora, e ka vuajtur shumë diktaturën, që nga Nezir Muzhaqi që u vra në 1945 dhe me radhë?, deklaroi Balla.





Lajmet e fundit nga