web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mazhoranca po bën një proces farsë”/ Doda: Opozita duhet të thotë fjalën e saj

27 Prill 2022, 18:18, Politikë CNA

Deputetja Mesila Doda është shprehur se opozita nuk duhet të bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës.

E ftuar në ?Radar Informativ?, Doda theksoi se zgjedhja e presidentit është një moment shumë i rëndësishëm dhe të gjitha palët politike duhet të ulen në tavolinë për të zgjedhur një figurë të nderuar. Sipas saj opozita ka vendin e saj dhe duhet të thotë fjalën e saj.

?Është shumë pak e rëndësishme ora dhe vendi ku do të mblidhen kryetaret e grupeve parlamentare. Po flasim për një moment që është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Duhet të zgjidhet me shumicë të cilësuar. Duke kaluar më së pari në cilësitë që duhet të ketë presidenti, frymën që i ka dhënë kushtetuta këtij institucioni kaq të rëndësishëm. Më shqetëson shumë mënyra për ta bërë qesharake edhe zgjedhjen e presidentit. Këtu duhet të kemi një reflektim nga të gjitha forcat politike. Duhet të ulen dhe të vendosin kriteret. Deri tani nuk kemi parë negociata. Duhet të shikojmë cilat janë kriteret. Ka patur shumë formula herët e kaluara. Opozita duhet të ketë vendi e saj dhe të thotë fjalën e saj.

Është gjendja brenda PD që nuk po shkon drejt fundit. Deri tani Rithemelimi ka marrë selinë, por ende nga në pjesë që mesa duket është minoranca, pata idenë se duhet të negocionim, u zgjat dhe u çua në gjykata. Tani kemi akoma një kalvar. Duhet që forcat politike të jenë të përfaqësuar në tavolinë. Të gjithë bashkë të zgjedhim një figurë të nderuar?, tha ajo.

Ndër të tjera deputetja Doda tha se mazhoranca po përpiqet të bëjë një proces farsë.

?Ne do të marrim pjesë. Ajo që më shqetëson më së tepërmi janë kriteret që duhen vendosur në këtë proces. Duhet të ketë një mbështetje të gjerë presidenti i ardhshëm. Unë e mbaj mend se kur dhe si u ndryshua zgjedhja e presidentit dhe u pa si mënyrë që të mos prodhonte kriza të shkrirjes së parlamentit. Më shqetëson fakti se po mundohemi të bëjmë një proces farsë. Të gjithë bashkë duhet të prodhojmë një institucion që të ketë mbështetje. Ka shumë njerëz dhe nga e majta dhe nga e djathta. Presidenti i ardhshëm duhet të jetë patjetër politik?, u shpreh Doda./ CNA.al





Lajmet e fundit nga