web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhja e presidentit/ Rama tregon detajin për emrin e ri

27 Prill 2022, 17:46, Politikë CNA

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat, është shprehur se në mbledhje është diskutuar për kandidaturat për presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Rama theksoi se kandidatët nuk do të jenë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

?Diskutuam për procesin e identifikimin e kadidaturës për presidentit të Republikës. Po ta kishim identifikuar do ta kishim komunikuar.

E kemi thënë publikisht dhe sot në mbledhjen e kryesisë u konkludua se kandidati nuk do të jetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste?, tha Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga