web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nëntetari i Forcave të Armatosura humb jetën në punë/ Peleshi: Lajm i tmerrshëm, ngushëllime familjarëve

26 Prill 2022, 20:24, Aktualitet CNA

Nëntetari i Forcave të Armatosura Erjon Naska ka humbur jetën teksa ishte në punë, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë arresti kardiak.

Të shumtë ishin komentet nga familjarët dhe miqtë e tij, të cilët prekin me mesazhet kushtuar nëntetarit.

?Na trishtove pa fund N/Tetar Erjon Naska. S?duam ta besojmë që ti s?je më pranë nesh, pranë togës së parë, pranë kompanisë së parë?Zemërluani i togës së parë, djali që nuk prishte kurrë qejf, djali që u jepte moral të gjithëve?më mungon pafund shoku im, miku im vëllai im?qofsh i xhenetit Zoti të pastë pranë vetes.?, shkruajnë miqtë e tij.

Por për lajmin e hidhur ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Peleshi në një postim në rrjetin social Facebook iu ka shprehur ngushëllimeve familjes së nënoficerit dhe kolegëve të tij.

?Tej mase i hidhëruar nga lajmi i tmerrshëm i ndarjes së papritur nga jeta të nëntetar Erjon Naska, pjesë e batalionit të dytë të këmbësorisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së nënoficerit dhe kolegëve! U prehsh në paqe trim!?, shkruan Peleshi./CNA.al





Lajmet e fundit nga