E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Grupi parlamentar socialist injoroi sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi gjatë mbledhjes që u mbajt të martën, ndonëse kishte paralajmëruar se do të mbante një qëndrim.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, dy deputetë socialistë e fituan mandatin me mbështetjen e drejtpërdrejtë të njeriut që SHBA-të e cilësojnë ?ish-deputeti famëkeq? me lidhje me krimin e organizuar. Djali i tij, Ornaldo Rakipi arriti të thyente herësin dhe u rendit në listën fituese ndonëse nuk kishte asnjë përvojë të mëparshme politike apo publike. Gjithashtu, dhëndri i vëllait të Rakipit, Sajmir Hasalla fitoi një mandat në Elbasan.
Kryetari i grupit, Taulant Balla, u mjaftua me një njoftim për mediat që përmblidhte fjalën e tij para deputetëve në mbledhjen me dyer të mbyllura.
?Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjërët, është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik,? thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Balla.
Në këtë mbledhje merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu ka zgjedhur heshtjen për sanksionet amerikane ndaj njërit prej aleatëve të tij në zgjedhjet parlamentare.
Përfaqësues të opozitës e konsideruan këtë heshtje të Ramës si mburojë për ?non-gratat?.
?Për kë bleu vota Aqif Rakipi dhe krimi i organizuar në 25 prill? Edi Rama e di përgjigjen e kësaj pyetje, prandaj po mbron ortakët e tij në këtë krim zgjedhor, pa të cilët nuk do të ishte në pushtet,? shkroi Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike në Facebook.
Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se mungesa e një vendimi nga PS ?është dëshmi e pushtetit që klubi i non-gratave ka në politikën shqiptare?.
?PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arriti ta bindë Edi Ramën dhe deputetët e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit..,? tha Alibeaj.
Departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione financiare për Rakipin më 11 prill, duke e konsideruar atë me ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Pjesë e sanksioneve ishte edhe pronari i televizionit Ora News, Ylli Ndroqi./ Reporter.al
Deputeti demokrat Edi Paloka, ka deklaruar se nuk do të njoh...
Charles Leclerc ka rënë prej e një vjedhjeje, gjatë një taki...
Kryeministri Edi Rama, ndërkohë që ka dhënë lajmin se 112 ap...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur përsa i përket pro...
Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije sot në Kamëz, se jani...
Deputeti Orlando Rakipi nuk u përjashtua nga grupi parlament...
Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo, r...
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka zhvilluar ditën e sot...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financav...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi sot që të mos...
Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, kryeministri Ed...
Aleanca për Ndryshim po kërkon të nxjerrë një grup përfaqësu...
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka kundështuar mënyrën se ...
Për ata që kuptojnë se çfarë po ndodh me politikën dhe Opozi...
Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku u di...
Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socia...
Gati dy vite më parë, në mesin e pandemisë së koronavirusit,...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat ka t...
Grupi Parlamentar Socialist është mbledhur sot për identifik...
Ka disa personazhe në Shqipëri, të cilët pasi kanë “shkëlqye...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...