web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen detaje të reja nga krimi që tronditi Fierin/ 61-vjeçari kishte marrë urdhër mbrojtje ndaj të birit

12 Prill 2022, 15:24, Kronika CNA

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë që tronditi sot Roskovecin, ku një 61-vjeçar vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas u vetëvra, duke u mbytur në pemë

Mësohet se Xhavair Hoxha ka qenë i pajisur me urdhër mbrojtjeje nga i bir, ku më datë 16.03.2022 është plotësuar kërkesë padia në Polici për urdhër mbrojtje të 61-vjeçarit nga djali dhe fillimisht Gjykata e ka pranuar për dhunë psikologjike.

Por në seancën e radhës, dt 28.03.2022, e ka hequr urdhrin e mbrojtjes.  Në polici nuk ka asnjë ankesë nga djali apo nga nusja për vjehrrin.

Djali ka qenë i martuar më parë dhe ka një djalë 9-vjeçar. Ndërkohë, ai kishte rreth 3 vjet që bashkëjetonte me viktimën dhe jetonin në Vlorë me qira, por vetëm 1 muaj ishin kthyer që të jetonin në fshat te prindërit e tij.

Xhavair Hoxha nuk e donte 30-vjeçaren pasi ajo ishte e martuar më parë me dikë tjetër dhe kishin 3 fëmijë, ndërsa donte që djali të mbante për nuse gruan e parë me të cilën ka 1 fëmijë./CNA.al





Lajmet e fundit nga