web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pulat ngordhin, biznesi në kaos, qytetarët në alarm/ Frida Krifca “krihet”, Rama bën show

12 Prill 2022, 08:37, Politikë CNA

Sektori i mbarështimit të shpendëve po përjeton krizë të fortë. Ngordhja e miliona pulave nga Gripi i Shpendëve po vë në dilemë ekzistencën e disa pularive.

Deri më tani, humbjet nga ngordhja e pulave llogariten në miliona euro, ndërsa çmimi i vezës në tregjet me pakicë është rritur në mënyrë të “çmendur”.

Sot sasia e vezëve në treg është më e pakët, ato po rrallohen për shkak të ngordhjes masive të pulave e cila ka bërë që numri i vezëve në treg të jetë minimalist, ku çmimi i tyre rrezikon të rritet në tre apo katër fish dhe nuk është çudi kur një kokërr vezë të kushtojë nga 80 lekë deri në 100 lekë në rast se nuk kompensohen bizneset dhe investohet me urgjencë tek stabilimentet. 

Nga ana tjetër shumë stabilimente të prodhimit të mishit të pulës, sërish nuk kanë pula. Pra, është një situatë kaotike.

E ndërkohë që stabilimentet janë në alarm, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ?krihet?.

Na tregon në panairet e Bujqësisë, se sa mirë është bujqësia shqiptare, sa mirë është çështja e pulave dhe se pulat mund t?i hajë në zgarë edhe Edi Rama.

Por, cilat pula do hajë në zgarë Edi Rama, kur nuk ka pula?

Cilat vezë do skuqen kur nuk do ketë vezë për t?u skuqur?

Në vend që të bëjë shoë, të dalë në televizion e të flasë budallëqe siç e ka zakon, e mira do të jetë që ministrja e Bujqësisë të dilte me një plas masash të mënjershme dhe të tregonte sesi do mbështeten bizneset zinxhir të prodhimit të mishit, të vezëve apo të rritjes së pulave.

Këto janë thelbësore dhe kanë rëndësi, dhe jo çobenjtë në majë të malit në akademi, apo me laptop dhe bastun dixhital./CNA.al

Tregëtia e vezëve rrezikon falimentimin, çmimi mund të rritet 3-4 herë/ Qeveria ?harron? ligjin, asnjë kompensim për stabilimentet e prodhimit

Ngordhja masive e pulave/ Ministria e Bujqësisë me masa në letër

?Miliona euro dëm për bizneset, nga gripi i shpendëve?/ Oerd Bylykbashi thirrje Qeverisë

Video-Gripi i shpendëve nuk ka lidhje me konsumin/ Rama qetëson qytetarët: Do i haja vetë pulat





Lajmet e fundit nga