web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pasi vret nusen, vjehrri i jep fund jetës/ Zbulohet shkaku i tragjedisë në Roskovec

12 Prill 2022, 11:20, Kronika CNA

Thellohet krimi në familje. Shtetasi Xh.H, 61 vjeç, pasi ka vrarë nusen e djalit, i ka dhënë fund jetës. Fillimisht u raportuia se bëhej fjalë per vrasjen e një personi, e më pas policia konfirmoi rastin me dy viktima.

Sipas policisë, 61 vjeçari ka varur veten në një pemë pas banesës, pasi ka vrarë nusen.

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese“, thuhet ne njoftim.

Ndërkohë sipas asaj që raportohet në media, thuhet se 61-vjeçari është konfliktuar me të renë pasi ishte kundër lidhjes së të birit, për shkak se ajo kishte qenë e martuar më parë. / CNA.al





Lajmet e fundit nga