Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Çdo vit më 6 prill qytetarët e kryeqytetit boshnjak festojnë “Ditën e Sarajevës?. Në këtë ditë ata përkujtojnë çlirimin nga pushtimi gjerman në vitin 1945 – dhe fillimin e rrethimit të qytetit nga trupat serbe të Bosnjës në vitin 1992.
Një ditë më parë (5 prill 1992) parlamenti boshnjak e shpalli të pavarur Bosnjë-Hercegovinën, e cila më parë i takonte si një nga republikat federative ish-Jugosllavisë komuniste. Po këtë ditë (5 prill 1992) në Sarajevë demonstruan për paqe më shumë se 100,000 vetë – derisa demonstruesit u qëlluan me armë nga selia e Partisë Nacionaliste Serbe. Plumbat vranë dy gra: viktimat e para të luftës në Bosnje. Të nesërmen, ushtria jugosllave, tashmë e kontrolluar nga nacionalistët serbë, filloi rrethimin e Sarajevës. Ky rrethim zgjati 1,425 ditë dhe u kushtoi jetën 11,541 vetëve.
Në atë kohë shumica e boshnjakëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, nuk besonin se do të kishte luftë. Popullsia e prej rreth 4.4 milionë banorësh përbëhej asokohe nga rreth 44 për qind boshnjakë myslimanë, 17 për qind kroatë katolikë, 31 për qind serbë ortodoksë dhe pakica të shumta kombëtare. Dhe ata kishin arsye për të mos besuar se mund të niste ndonjë luftë, sepse një e treta e të gjitha martesave në vend ishin të përziera. Përzjerja etnike ishte rezultat i industrializimit, sepse në Bosnjë-Hercegovinë kishin emigruar shumë punëtorë migrantë nga pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë, në dekadat e mëparshme aty nuk kishte lindur asnjë konflikt.
Fillimi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë u shoqërua me mosmarrëveshje se si do të veprohej me Bosnjën. Më 1 mars 1992, 99.4 për qind e votuesve votuan në një referendum për pavarësinë nga Jugosllavia. Por pjesëmarrja në votim ishte vetëm 63.4 përqind, pasi shumica e serbëve të Bosnjës e bojkotuan referendumin. Në fund të vitit 1991 shumica e deputetëve serbë ishin larguar nga parlamenti i përbashkët boshnjak dhe themeluan më 9 janar 1992 “Republika Srpska”.
Në fillim të prillit 1992 nacionalistët serbë filluan me “spastrimin etnik” brutal të pjesëve të Bosnjës që kontrolloheshin nga trupat e tyre. Qëllimi nuk ishte vetëm të shkatërroheshin elitat joserbe, por e gjithë opozita dhe shoqëria civile – si edhe bashkimi me Serbinë fqinje. Në vitin 1993 nacionalistë të armatosur të kroatëve të Bosnjës sulmuan gjithashtu ish-aleatët e tyre boshnjakë. Ata kërkonin bashkim me Kroacinë fqinje. Kjo “luftë brenda luftës” do të zgjaste më shumë se një vit.
Kush luftoi kundër kujt në Bosnjë? Ata që luftonin nuk ishin popujt kundër popujve, por ish-funksionarë komunistë, agjentë të shërbimeve sekrete dhe ushtarakë, të cilët u konvertuan në nacionalistë kundër një popullsie, shumica e së cilës, sipas të gjitha sondazheve, kërkonte demokraci, shtet ligjor dhe prosperitet si në Evropën Perëndimore. Por kjo do të nënkuptonte fundin e sundimit të elitave të kohës dhe duhej të parandalohej me çdo kusht.
Përpjekjet e OKB-së dhe të BE-së për të ndërmjetësuar mes palëve në konflikt nisën që në vitin 1991. Në këtë kuadër u vendos edhe dërgimi i trupave të armatosura lehtë të OKB-së, UNPROFOR për të ruajtur paqen në një zonë ku lufta tashmë ishte ndezur. Sikurse rezultoi më pas ky ishte një vendim i gabuar, sepse helmetkaltërit jo vetëm nuk arritën të siguronin asnjë nga “armëpushimet” e panumërta që u vendosën gjatë tre viteve e gjysmë në vijim; pot ata dështuan gjithashtu edhe në “zonën e sigurisë” në Srebrenicë,ku serbë të armatosur vranë më shumë se 8,000 djem dhe burra boshnjakë në korrik të vitit 1995.
Vetëm gjenocidi dhe sulmet serbe ndaj anëtarëve të UNPROFOR-it bënë që bashkësia ndërkombëtare t’i detyronte palët në konflikt të zbatonin në fund të vitit 1995 Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe të pranonin edhe një kushtetutë të re. Sipas marrëveshjes u krijua një shtet i ndarë në dy “entitete” – “Republika Srpska” dhe “Federata e Bosnjë-Hercegovinës”, e cila nga ana e saj është e ndarë në dhjetë kantone – dhe një zonë të veçantë administrative. Kjo është një nga strukturat më të ndërlikuara shtetërore në botë me një numër të paqartë ministrish dhe kompetencash.
Dejtoni ishte një kompromis i keq – por i vetmi që mund t’i jepte fund shpejt luftës gjatë së cilës ishin vrarë më shumë se 100,000 vetë dhe zhvendosur më shumë se dy milionë të tjerë. Në fund të fundit edhe pala serbe gjithashtu kishte interes të madh për t’u dhënë fund luftimeve në vitin 1995, duke pasur parasysh humbjet masive ushtarake të shkaktuara nga ushtria tashmë shumë profesionale boshnjake. Ndërsa ushtarët serbë vrisnin në Srebrenicë, boshnjakët përparuan shumë në Republika Srpska. Pa Dejtonin entiteti serb në Bosnje sot do të ishte shumë më i vogël.
Por në vend që të ishin mirënjohës për marrëveshjen, udhëheqësit serbë të Bosnjës e interpretuan Dejtonin si fitoren e tyre. Në vitet që pasuan Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, e zgjeroi gjithnjë e më shumë sferën e tij të pushtetit duke krijuar një shtet brenda shtetit boshnjak.
Sot Bosnjë-Hercegovina ka rreth 3.2 milionë banorë. Papunësia është e lartë, pagat janë të ulëta, popullsia po plaket, jetëgjatësia po bie dhe të rinjtë po emigrojnë. Politika vazhdon të dominohet nga ish-nacionalistët komunistë si Dodik dhe politikani boshnjak-kroat Dragan Çoviç, të cilët opozita dhe organizatat e shoqërisë civile si Transparency International i akuzojnë për korrupsion, klientelizëm dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Politika e liderëve nacionalistë karakterizohet nga një retorikë agresive, pengim i vazhdueshëm i procesit politik dhe kërcënime të rregullta për shkëputje nga shteti i përbashkët. Sidomos nacionalistët serbë mbështeten prej vitesh nga Rusia e Putinit, e cila përpiqet të destabilizojë politikën e BE-së dhe SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë një shpërbërje e Bosnjës nuk ka gjasa të ndodhë, sepse pushtetarët atje jetojnë prej subvencioneve ndërkombëtare që mbajnë gjallë shtetin e përbashkët. Përveç kësaj është e diskutueshme nëse qeveritë e Serbisë dhe të Kroacisë duan vërtet një bashkim me serbët dhe kroatët e Bosnjës, gjë që do ta ndryshonte rrënjësisht situatën e brendshme politike në këto vende.
Nëse separatistët verbalë në Bosnje do të përpiqen t’i vënë në jetë me forcë qëllimet e tyre, kryengritja e tyre nuk ka mundësi të zgjasë shumë: kazermat më të afërta ruse janë shumë larg, në Bosnje ka të stacionuar mbi 1000 ushtarë të NATO-s që i përkasin trupës mbrojtjese EUFOR – si dhe mijëra të tjerë në vendet fqinje, përveç Serbisë.
Ajo që vërtet e kërcënon Bosnjen është zgjatja e pafund e agonisë, që mbretëron që nga fundi i luftës. Për ta parandaluar këtë PIC dhe OHR duhet të transformohen në institucione funksionale me mandat për reformën e Dejtonit. Por kjo është e mundur vetëm pa Moskën, e cila padyshim nuk dëshiron një shtet kushtetues demokratik dhe funksional në Bosnje. Përveç kësaj Bosnja ka nevojë për një perspektivë të qartë anëtarësimi në BE. Si dhe për ndihma ekonomike për të rritur standardin e jetesës së popullsisë.
Demokracia, shteti i së drejtës, prosperiteti dhe integrimi në BE – këto janë instrumentet më efektive që demokracitë mund të përdorin për të pozicionuar veten kundër sundimit të klikave të fuqishme në shtetet postkomuniste. Në Bosnje si dhe në Bjellorusi apo Rusi./DW
Gjenerali më i lartë amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara d...
Spanja do të dëbojë rreth 25 diplomatë rusë dhe anëtarë të p...
Ambasadori shqiptar në OKB, Ferid Hoxha, dënoi ashpër sulmet...
SHBA-ja ka përsëritur thirrjen e saj që Rusia të pezullohet ...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke folur në Kësh...
Agresioni rus ndaj Ukrainës po bëhet çdo ditë e më vdekjepru...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka b...
Shteteve të cilat kanë zgjedhur të ndëshkojnë Rusinë duke dë...
Pas kritikave nga zyrtarë ukrainas dhe polakë për qëndimin e...
Një protestues në Moskë është fotografuar i shtrirë me fytyr...
Bashkimi Evropian ka gjasa të ashpërsojë sanksionet kundër R...
Ndërkohë që kryetari i bashkisë së Kievit ka kërkuar që vend...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të...
Në shembullin e djeshëm të Gjermanisë dhe Francës, Danimarka...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy në një adresim për...
Izolimi i 26 milionë banorëve të Shangait, për shkak të shpë...
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka zhvilluar ditën e dj...
Pas mizorive në qytetin e Ukrainës Butsha, Perëndimi po përg...
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenksy, në adresimin e për...
Franca është vendi i fundit që vendosi të dëbojë stafin dipl...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...