web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasjet masive në Bucha/ Pas Parisit e Berlinit, Danimarka dëbon 15 diplomatë rusë

5 Prill 2022, 08:48, Kosova & Bota CNA

Në shembullin e djeshëm të Gjermanisë dhe Francës, Danimarka ka lajmëruar ditën e sotme dëbimin e 15 diplomatëve rusë.

Një masë e tillë është parë si reagim i vendeve europiane ndaj masakrave në qytetin e Bucha-s në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod.

Gjermania dëboi 40 diplomatë, ndërsa më vonë, 35 të tillë janë shpallkur non grata nga Franca.

Një vendim i tillë sipas autoriteteve franceze është marrë për shkak se aktiviteti i tyre ka qenë në kundërshtim me interesat e sigurisë së Francës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga