web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama mund të tentojë uzurpimin e Presidencës”/ Boçi: Do të na ketë kundër

2 Prill 2022, 19:41, Politikë CNA

Anëtari i Komisionit të Rithemelkimit, Luçiano Boçi e ka cilësuar çështjen e zgjedhjes së presidentit, thelbësore për marrëdhënien politike mes qeverisë dhe opozitës së vendit.

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, deputeti demokrat ka shpjeguar se pavarësisht tentativave të kryeministrit Edi Rama për të uzurpuar Presidencën, të cilën e konsoideroi të fundit institucion që ende nuk ka rënë në duart e tij, e sigurt është se opozita nuk do të jetë palë.

Ai shtoi se çdo vendim në PD do të merret në mënyrë kolegjiale dhe kushdo që vepron ndryshe nga kjo, përfaqëson vetëm veten si individ dhe jo selinë blu.

?Çështja e zgjedhjes së Presidentit është një çështje thelbësore e shtetit dhe e marrëdhënieve politike midis mazhorancës e opozitës. Rama mund ta zgjedhë e ta uzurpojë me votat e tij insititucionin e fundit të pa rënë në duart e tij, por ai s?mund të ketë mbështetjen e opozitës as dhe t?i shmanget kundërshtisë politike në opinion nga opozita, nëpërmjet gjoja ?axhendave parlamentare?. Askush nuk ka të drejtë të parapërcaktojë individualisht, pavarësisht pozicionit, mënyrat dhe rrugët e reagimit të Partisë Demokratike. Çdo vendimarrje duhet të jetë kolegjiale. Së pari ajo i nështrohet diskutimit në Kryesinë e Grupit parlamentar. Çdo qëndrim apo deklaratë jashtë kësaj vemdimmarrje, është krejtësisht individuale dhe si e tillë e pa vlerë,?- shkruan Boçi. CNA.al





Lajmet e fundit nga