web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Politikanë të tjerë në pranga?/ Balla: Nuk e di çfarë niveli më të lartë kërkoni! Bllako ishte një koleg i mirë

2 Prill 2022, 16:38, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ka folur arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako.

Balla u shpreh se Reforma në Drejtësi po jep rezultatet e saj, dhe se në asnjë moment PS nuk do të bëjë avokatin e askujt, avokatin ta marrin privatisht.

Ai gjithashtu ka treguar se për herë të fundit me ish-deputetin socialist ka komunikuar sapo ka mbërritur dosja, me të cilin edhe u njoh me çështjet.

?Ndjesia e parë është ajo njerëzore humane dhe nuk ia uroj askujt edhe kundërshtarëve që të jenë në pranga, por kjo është pjesa njerëzore dhe mbyllet këtu.

Një pyetje që ma bëni shpesh ishte kur do të ketë politikanë pas prangave, ja pra që koha ka ardhur, nuk e di çfarë niveli më lart kërkoni ju , kur kemi ish-ministra e deputetë. Kemi dy ish-ministra sot?Mendoj që kemi ardhur në një moment kur Reforma në Drejtësi po jep rezultat.?, tha ai.

I pyetur se si e njeh Bllakon dhe bashkëpunimi që kanë paasur, Balla tha që mbetet një koleg i mirë.

?Bllako më shumë se 7 muaj në Kuvend mbetet një koleg shumë i mirë, njohës i mirë i çështjeve ekonomike. Por duhet të kuptoni që unë nuk dua të intereferoj aspak nëse hyjmë në detaje të çështjes. Bllako mori vendim për të hequr tërësisht mandatin, e ka bërë dhe Tahiri, por ky është rasti i parë që është bërë në mënyrë të menjëhershme, deputeti jo vetëm që heq imunitetin, por edhe mandatin. PS ka vendosur një standard, nuk do të bëjë avokatin askujt.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga