LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Profili politik i Alqi Bllakos/ Nga abuzimet, korrupsioni, braktisja nga PS dhe burgu

30 Mars 2022, 11:18, Politikë CNA

Alqi Bllako, një personazh tashmë i njohur publikisht dhe i shumëpërfolur për aferën e inceneratorëve, karrierën e tij politike nuk e ka filluar në Partinë Socialiste.

Vjen nga një axhendë me ndryshime të shpeshta politike.

Një njeri që ka qënë në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, për shkak të bindjeve të babait të tij, Edmond Bllako. Personi që paguhej me miliona lekë nga kompanitë e inceneratorëve. Me një rrogë 6 mijë euro të paktën në muaj.

Edmond Bllako gjatë qeverisjes së mandatit të parë të Partisë Demokratike, në vitet 2005-2009, ka qënë edhe nënprefekt në Kolonjë.

Në atë kohë, Alqi angazhohet në strukturat e Forumit Rinor dhe me Partinë Demokratike. Më pas Edmond Bllako, babai i tij vjen në Tiranë dhe merr drejtimin e një prej sektorëve të kolaudimit të mjeteve. Në atë kohë, ende e pa privatizuar.

Pra, e pa dhënë me koncesion.

Alqi studion. Babai i tij vazhdon me disa biznese. Një fabrikë birre dhe buke në Kolonjë.

Në 2011 Alqi Bllako ishte njëri i afërt me Lulzim Bashën dhe la punën në Vodafone në atë kohë. Ishte pjesë e stafit të ngushtë të Bashës.

Pastaj Basha e genjeu si zakonisht dhe ai i zhgënjyer u lidh me LSI.

Pra, politika e bën babain e tij të hidhet tek LSI-ja.

Edmond Bllako në vitin 2013 punon për LSI-në në Kolonjë. Ashtu ndodh dhe me Alqin.

Në fakt vetë Alqi fillon dhe angazhohet në strukturat e LSI-së, dhe në vitin 2017 do ta kemi dhe mbështetësin kryesor të fushatës të LSI-së në qarkun e Korçës.

Nga viti 2013-2017, Alqi Bllako është bërë një zyrtar i LSI-së, pas ndihmës që i dha i ati i tij kësaj force politike. Por, edhe ai vetë punoi mjaft fort për partinë e Ilir Metës, e cila po braktiste Sali Berishën dhe po shkonte me Edi Ramën, për të sjellë Rilindjen në pushtet.

Alqi Bllako emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, si përfaqësues i LSI-së. Pjesë e marrëveshjes politike në qeverinë Rama-Meta.

Filluan zullumet, firmat, urdhërat, zbatimet. gjithçka dhe pasurohet në mënyrë të shpejtë. Del në mjaft dokumenta, në tenderat e Lefter Kokës, kudo në procedurat e inceneratorëve në Tiranë, Fier, dhe Elbasan.

Tek kryeqyteti, i cili ende e ka dosjen në SPAK dhe nuk është hapur. Pra, landfilli dhe inceneratori i Tiranës, Bllako ndodhet në momentet e fundit. Por, pasi ka mbyllur proçedurat largohet dhe shkon në Presidencë, për pak muaj si krahu i djathtë i Ilir Metës. Sekretari i këtij institucioni.

Por, më pas ?kapërcen Ylberin?. Alqi Bllako kalon me Partinë Socialiste.

Ndoshta lëvizja e Lefter Kokës e çon dhe Alqin në krah të Edi Ramës sërish. Këtë herë jo si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, por drejtor I AKUM. Edhe në këtë institucion lidhet sërish me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin, kompanitë e inceneratorëve. Ju jep landfillin e Vlorës. Ka tenderuar qindra-miliona euro ujësjellësa, pa pasur fonde. Por, me projekte buxhetore afatgjata, dy dhe tre vjeçare.

Alqi Bllako, pra kaloi nga PD-ja tek LSI-ja dhe më pas tek Partia Socialiste.

Në 2021 e shohim si kandidat për deputet të Rilindjes në qarkun e Tiranës. Brenda listës fituese. Një garanci mjaft e madhe që gjithçka duket qartazi se është pjesë e marrëveshjes që Lefter Koka ka bërë me Edi Ramën, për të kaluar tek PS. Ku me vete ka marrë dhe Alqi Bllakon, por ka luftuar për të marrë dhe personazhe të tjera të LSI-së. Dhe shumë vota ndoshta duke ndikuar në qarkun e Durrësit. Megjithëse tashmë me apo pa Lefter Kokën, Durrësi duket më i ?blinduar? në krahun e PS.

Pra, Alqi Bllako përtej asaj që raportohet në media se ka filluar aktivitetet në 2013 apo në 2017, tek LSI-ja dhe më pas tek PS-ja, nuk janë të vërtetat e plota, por janë të pjesshme.

Zoti Bllako është produkt i babait të tij. Është produkt i dalë nga PD, kaluar tek LSI-ja, dhe më pas tek PS-ja.

Është nga ata personazhe që kërkojnë të qëndrojnë pas pushtetit.

Të kapen, siç thotë populli, pas ?ko*eve të dashit? dhe të mos lëshohen. Atje është varur dhe Alqi Bllako, i cili kërkoi pushtet dhe e mori babai i tij në PD.

Më pas ai vetë me LSI-në, dhe më pas vetë me PS.

Rilindja socialiste e la të abuzonte me detyrën, të shkelte ligjin, të firmoste kontrata koncesionare që shkojnë me vlera gati 600 milionë auro. Tek AKUM disa dhjetëra milionë euro të tjera.

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncnaDhe në finale tashmë i kanë kërkuar të dorëzojë mandatin.

Pasi e lanë të vidhte, të abuzonte dhe të shkelte ligjin për tetë vite. I dhanë dhe mandat deputeti dhe tashmë i kanë dhënë lopatën të hapë ?varrin? e tij. Të dorëzojë mandatin dhe të shkojë në qeli për vjedhjet dhe abuzimet. Dhe të gjithë thonë ?askush nuk dinte asgjë?.

Askush nuk e ka parë Alqi Bllakon në një Qeveri të drejtuar nga Edi Rama. Asnjë ministër, asnjë zyrtar nuk e ka ditur që ky po abuzonte dhe po shkelte ligjin. Apo po kalonte dokumenta dhe procedura abuzive, a thua se ishte ky Kryeministri i vendit. Një Sekretar i Përgjithshëm apo rrota e pestë e qerres së Qeverisë. Megjithëse zullumet i ka bërë më të mëdha se askush tjetër.

Profili politik i Alqi Bllakos, është profili i atyre të rinjve që kërkojnë të kapen pas pushtetit. Që kërkojnë të pasurohen shpejt, duke marrë benefite në politikë dhe duke u kapur pas interesave të partive që kërkojnë pak më shumë vota këtu, e pak më shumë vota atje, në finale rezulton si Alqi Bllakoja. Një abuziv, një njeri që kërkon pushtet për të shkelur ligjin, për të vjedhur, për t?u pasuruar. Dhe në finale, tashmë me ?lopatën? në dorë ka hapur ?varrin? e tij politik. Ka hapur ?varrin? e të ardhmes së tij, duke shkuar tek 313. Me të paktën dy akuza nga SPAK në lidhje me incenaratorin e Fierit.

Por, kjo është shumë pak. Elbasani dhe Tirana kanë edhe më shumë bëma dhe gjëma, për Alqi Bllakon dhe të tjerët si ai.

Në fakt ky është një profil politik që duhet lexuar shpesh, për të kuptuar sesi nuk duhet të jenë të rinjtë, apo sesi politika po e shkatërron rininë e atji vendi, duke i dhënë dikujt që ka dy vota apo influencë, pushtet. Dhe më pas për shkak të këtyre dy votave apo influencës, vjedh, abuzon e shkel ligjin. Dhe askush nuk e shikon, askush nuk e kupton. E në fund të gjithë duan të dalin të pafajshëm. Kurse zullumqari që është pjesë e një structure, jo i vetëm, përfundon në burg.

Të tjerët vazhdojnë e qeverisin vendin.

Alqi Bllako është profili i një njeriu të pangopur. I një njeriu abuziv që bëri gjithçka dhe fitoi gjithçka nga afera e inceneratorëve, nga pazaret e tyre dhe gjithçka në shkelje të ligjit, në abuzim me ligjin, dhe tashmë duhet të përballet me drejtësinë.

Le të shërbejë si shembull për të frenuar dikë tjetër. Apo për shumë qytetarë, të rinj, të cilët duan të bëjnë karrierë në politikë.

Alqi Bllako nuk është shembulli i duhur. Alqi Bllako është shembulli sesi vjedh e pastaj të shesin të gjithë e të lënë të përfundosh pas prangave, në burg./CNA.al

Nga Koka, tek Bllako/ Bllokohen 2 milionë euro pasuri të njerëzve të inceneratorëve

Ka shkaktuar qindra milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit/ Si ka përfituar babai i Alqi Bllakos nga inceneratorët

 

Mbërrin në Kuvend kërkesa e SPAK për Alqi Bllakon/ ?Topi? në fushën e Këshillit të Mandateve

Përfshirja e Alqi Bllakos në aferën e inceneratorëve/ Çfarë gjeti BKH në zyrën e Klodian Zotos

Alqi Bllako refuzon të dëshmojë në komision/ Gjen justifikimin

Alqi Bllako në komision/ Babai dhe vëllai i tij punuan në kompanitë e pronarëve të inceneratorëve

Lajmet e fundit nga