web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Moska nuk po tregon respekt për ushtarët rusë të vrarë”/ Zelensky: Nuk duan t’i marrin trupat e viktimave që t’ua dorëzojnë familjarëve

28 Mars 2022, 18:01, Kosova & Bota CNA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyu, ka akuzuar Moskën se nuk pranon të tërheqë trupat e ushtarëve rus të vrarë në Ukrainë, që të bëjnë më tej dorëzimin tek familjarët e tyre. Ai akuzoi Kremlinin se nuk ka rënë dakord të krijojë një lloj korridori nga ku do të mund të transportoheshin trupat e ushtarëve të vrarë në aksione ushtarake, e më tej të transportoheshin për në Rusi.

Zelensky pretendon se Kremlini nuk po tregon fare respekt për ata që janë vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës, duke i cilësuar si ?këlyshë të ngordhur?.

?Të gjithë kemi momente në jetë kur dikush na vdes, ndoshta jo nga rrethi i ngushtë i familjes. Por madje edhe kur një qen apo mace ngordh, duhet të sillemi në mënyrë të dinjitetshme?, shtoi presidenti ukrainas./ CNA.al





Lajmet e fundit nga