web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

G7 refuzon kërkesën e Putinit për të blerë energjinë ruse në rubla/ “Është shkelje e kontratave ekzistuese”

28 Mars 2022, 16:40, Kosova & Bota CNA

Liderët e shtatë vendeve më të pasura të botës, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe, SHBA dhe Kanadaja, kanë refuzuar kërkesën e Moskës për të paguar importet e energjisë nga Rusia në rubla.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri gjerman i Energjisë, Robert Habeck i cili e konsideroi vendimin e Putin një shkelje të qartë të kontratave ekzistuese.

Habeck tha se pagesa në rubla nuk është e pranueshme dhe ne do t’u bëjmë thirrje kompanive të prekura që të mos ndjekin kërkesën e Putinit.

Presidenti rus njoftoi javën e kaluar se Rusia dëshiron që vendet “jomiqësore” të paguajnë për gazin natyror vetëm në monedhën ruse./ CNA.al





Lajmet e fundit nga